KOSOVË- 224 raste të reja të infektuarish me COVID-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit dhe 10 persona kanë vdekur në Kosovë. Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani njoftoi se këto shifra dolën pas 434 testimeve.
Gjatë 24 orëve të fundit po ashtu janë shëruar 152 persona, duke bërë që në total numri i të shëruarve të arrijë në 4,730. Sipas shifrave të fundit, numri i vdekjeve arrin në 236. Ndërkaq, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 8,554.
Ai tha se numri i përgjithshëm i pacientëve me COVID-19 apo që dyshohet se janë të prekur nga kjo sëmundje, e që janë të shtrirë në QKUK dhe spitalet rajonale është 599. Prej tyre, 257 janë të shtrirë në klinikat e Qendrës Klinike Universitare dhe 342 në spitalet rajonale dhe gjendja është shumë e rënduar.
Nga pacientët e shtrirë, 39 janë vënë në respiratorë dhe 15 pacientë janë të intubuar. Ndërkaq, 370 pacientë të tjerë kanë nevojë për trajtim të vazhdueshëm me oksigjenoterapi.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se duke parë rritjen e rasteve me koronavirus ditëve të fundit, tha se autoritetet do të ashpërsojnë masat për të frenuar përhapjen e mëtejmë të virusit. Ministri Zemaj po ashtu njoftoi se po punohet që të ndërtohet një spital portativ, ku do të trajtohen vetëm personat me COVID-19.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.1%
-
Jo
50%
-
Jam i/e dyzuar
8%
Vota total: 2156
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Augustin Palokaj: BE-ja vazhdon të improvizojë me Kosovën
13 Janar, 17:35
-
Ngjela për Report TV: Shqiptarët e Maqedonisë duhet të kërkojnë shkëputjen dhe t’i bashkohen Kosovës! Albin Kurtit i kanë rënë aksionet në sondazhe
6 Janar, 19:16
-
Kinë/ Shqetësim për virusin e ri misterioz, spitalet mbushen plot
3 Janar, 22:34
-
Ndërrimi i viteve në Kosovë, hedhja e fishekzjarreve del jashtë kontrollit! Një person i plagosur, makina e banesa të dëmtuara në Prizren
31 Dhjetor 2024, 23:00
-
Edon Zhegrova në formacionin e vitit në Francë
30 Dhjetor 2024, 10:55
-
Augustin Palokaj: Masa të padrejta, të paqarta, të pakufizuara dhe jotransparente
23 Dhjetor 2024, 20:10
-
Mali i Zi dhe Shqipëria përpara, të tjerët mbeten të bllokuar
16 Dhjetor 2024, 08:39
-
Kualifikueset e Botërorit 2026, Rraklli për Report TV: S'e doja këtë short, Sylvinho të bëjë ndryshime! Leci: Serbia mendjen për telashe, Kosova e ka vështirë
14 Dhjetor 2024, 16:00
-
Demush Shasha: Testi i vitit 2025
12 Dhjetor 2024, 08:54
-
Bislimi akuzon Serbinë se po tenton të ndalë ndihmën e Kosovës për bujqit shqiptarë në Luginën e Preshevës
10 Dhjetor 2024, 21:16
-
Sveçla: Pjesëtarë të Listës Serbe janë të përfshirë në trazira të vazhdueshme në veri
10 Dhjetor 2024, 16:31
-
Këshillit të BE-së i kërkohet që ta shqyrtojë aplikimin e Kosovës për anëtarësim
10 Dhjetor 2024, 16:11