TIRANE - Përkeqësohet gjendja shëndetësore e 3 prej 10 banorëve të cilët prej 25 prillit kanë hyrë në grevë urie pasu u dëbuan me dhunë nga banesat e tyre. Ata kaluan mbrëmë natën e 7 të grevës së urisë dhe gjëndja e tyre shëndetësore dhe psikologjike sa vjen e rëndohet. Ndërsa për të tretën herë janë vizituar nga deputeti socialist Sajmir Tahiri i cili ka thënë se me këtë akt qeveria do të mbyllë hesapet para se të ikë.
AVOKATI GJEBIA: GJYKATA KA NXJERRE URDHEREKZEKUTIM TE PAARGUMENTUAR
Avokati i banorëve Agron Gjebia thotë se është shkelur akti normativ për lirimin e banesave dhe se gjykata ka nxjerrë një urdhërekzekutim të paargumentuar.
Avokati i 13 familjeve, të cilat refuzojnë të largohen nga banesat e tyre ngritën padi penale ndaj Entit Kombëtar, duke e akuzar këtë të fundit të për shkelje ligjore.
“Gjykata ka nxjerrë një urdhërekzekutim të paargumentuar. Do të godasim urdhrin e ekzektutimit paralelisht në Apel dhe në Gjykatën e Lartë” – tha Gjebia
“Sot pasi studiuam dosjen gjyqësore pasi ka dalë urdhri, kemi dorëzuar një kallëzim penal drejtuar Prokurorit të Përgjithshëm për entin e banesave për arsye sepse kemi parë shkelje të karakterit penal. Ai ka vënë në lëvizje Gjykatën e Shkallës së Parë mbi bazën e disa dokumenteve të cilat nuk plotësojnë kushtet.
Enti kombëtar i banesave ka vënë në lëvizje gjykatën duke u bazuar në certifikatën e pronësisë së një sipërfaqeje të truallit dhe jo mbi pronësinë e banesave, e cila nuk është verifikuar ende në pronësinë e kujt është.
Në shkresat e këtij institucioni drejtuar gjykates thuhet se kjo godine nuk ka pronar, vetem trualli ka disa pronare, enti kombetar i banesave nuk e ka këtë kompetence të bejë këtë verfikim” – thotë avokati Arben Xhebia.
(Në video: Avokati Arben Xhebia)
PS: QEVERIA I NXJERR PER TE MBYLLUR HESAPET
“Qeveria po nxiton të nxjerrë njerëzit nga shtëpitë pasi do të mbyllë hesapet para se te ikë më 23 Qershor”. Eshtë kjo deklarata që vjen nga deputeti socialist Saimir Tahiri, pas njohjes nga afër të situatës së 10 grevistëve ne rrugën "Margarita Tutulani" në kryeqytet, prej ditës kur Përmbarimi i nxorri jashtë banesave të tyre. Gjendja shëndetësore paraqitet gjithnjë e më e përkeqesuar.
/Shqiptarja.com

FOTO/ Në grevë prej gjashtë ditësh