Vatra e zjarrit në fshatin Lundre të Njësisë Administrative Ulzës në Bashkinë e Matit mbetet problematike.  Era e fortë dhe thatësira e madhe ka bërë që flakët të përhapen me shpejtësi, duke arritur një sipërfaqe të konsiderueshme.

Prej disa orësh shërbimet zjarrfikëse, shërbimi pyjor dhe banorë të zonës po operojnë nga toka por pa mundur të ndalojnë zgjerimin e vatrës.

Sakaq, nga ajri ka nisur operacionin një helikopter i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile i cili po asiston duke përdorur liqenin e Shkopetit që e ka afër për tu mbushur me ujë.

Autoritetet vendore kërkojnë më shumë mbështetje nga ajri pasi situata po përkeqësohet nga minuta në minut.


Lajmi kryesor:

Zjarret/ 6 vatra aktive, situatë problematike në Dajt! Në Lundre të Matit ndërhyn helikopteri