Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e vendit janë raportuar 26 vatra zjarri nga të cilat 4 mbeten aktive dhe 2 nën mbikëqyrje.
Vatrat e zjarrit në Malin e Dajtit vijojnë të mbeten ende një problematikë edhe në këtë fund gushti. Ministria e Mbrojtjes njofton se ka riaktivizime dhe zgjerim të zjarrit, veçanërisht në drejtim të Qafë-Priskës. 24 forca të shërbimit zjarrfikës dhe 20 efektivë të Forcave të Armatosura vijojnë operacionin për shuarjen e plotë të zjarrit.
Në qarkun Dibër mbeten aktive vatrat në Qafë të Helmës, Vajkal dhe Sllatinë. Në Vajkal operojnë 38 forca zjarrfikëse/bashkisë dhe 30 efektivë të FA, ndërsa në Sllatinë janë angazhuar 91 forca; për këtë të fundit nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.
Në Elbasan, vatrat në malin e Dardhës dhe malin e Qukësit mbahen nën mbikëqyrje dhe nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara.
Për përballimin e situatës janë angazhuar në total 315 forca operacionale dhe 25 automjete zjarrfikëse, ndërsa në mbështetje të operacioneve janë përdorur 4 helikopterë dhe 75 efektivë të Forcave të Armatosura.
Lajm në përditësim…
Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e djeshme një sipërfaqe me shkurre pranë zonës naftëmbajtëse të Marinzës.
Fatmirësisht zjarrfikësit izoluan flakët në mënyrë që ato mos të përhapeshin më tej.
Nuk dihet nëse zjarri është i qëllimshëm ose jo.








Komente
Komento