GJIROKASTËR - Në një operacion policor të koduar "Subashi" nga forcat “Renea” efektivët e Gjiroakstrës, iu vunë prangat 31-vjeçarit Endrik Lluka, të dënuar me 35 vjet burg për një vrasje të ndodhur në vitin 2016 në fshatin Shtëpëz. Në pranga ra edhe babai i tij Bexhet Lluka për amërmbajtje pa leje. Policia sekuestroi gjatë aksioni një snajper, një pistoletë, dylbi dhe fishek luftarakë, të cilat u gjetën në shtëpinë e 57-vjeçarit Bexhet Lluka. Viktimat ishin njëherësh, nipërit e bashkëshortes së ish-kryekomunarit të Lazaratit, Dasho Aliko.
Endrik Lluka është autor i një krimi të ndodhur në 22 mars të 2016 në kthesën e fshatit "Andon Poçi" në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë në afërsi të fshatit Shtëpëz, ku i vrarë mbeti Dorian Lluka, 29-vjeç dhe u plagos Birbil Lluka, 31 vjeç, banues në Gjirokastër, kushërinj të të arrestuarit.
Konflikti ka nisur në lokalin e Dasho Alikos ish kryekomunarit të Lazaratit që ndodhet rrugën Nacionale në Gjirokastër. Dy vëllezërit Dorian dhe Birbil Lluka bashkë me dy persona të tjerë kanë rrahur në ambientet e jashtme të lokalit Endrik Llukën. Pas konfliktit dy vëllezërit janë larguar me makinën e tyre.
Më pas Endrik Lluka i ka marrë pistoletën shokut të tijfp Emiljano Vockës dhe i ka ndjekur nga pas me makinë, kushërinjtë e tij dhe më pas ka qëlluar ndaj tyre duke lënë të vdekur Llukën dhe duke plagosur rëndë vëllain e tij.
Dyshohet se konflikti mes kushërinjve ka ndodhur për motive pronësie dhe për një borxh mes tyre. Në atë kohë u arrestuar Emiljano Vockën, i cili i dha pistoletën autorit Endrik Lluka. Viktima Dorian Lluka dhe vëllai i tij Birbil Lluka janë nipat e gruas së ish-kryetarit të komunës Lazarat Dasho Aliko, ndërsa autori është djali i një punonjësi policie.
(Foto nga vendngjarja ku u qëllua mbi viktimen dhe te plagsourin ne vitin 2016)
O ti me pseudenimin Qytetari,per te mbajtur dylbi nuk eshte krim!krim eshte te mbash snajper,dhe pistoleta pa leje.
PërgjigjuAman more aman ç na bete, po shkulim mjekrat nga të qarët, aman!
PërgjigjuPse te mbash dylbi qenka krim?
PërgjigjuSec kishte dhe nje biznesmen “trim”
PërgjigjuPo do i vi rradha dhe bizesmenit trim po dale se me radh eshte kjo pune e ka dardha bishtin mbrapa
E shikoni o njerëz në ç derexhè bajgëria fshatareske e futi republiken për 30 vjet? Pushtetarë lokalë, kryepleq mesjetarë, e lloj-lloj funderrinash në të gjithë republiken mbajten peng me armë për 30 vjet, sigurinë, zhvillimin dhe integritetin e vendit si qelbi qe helmon trupin. Kjo gjë duhet ç rrenjosur pergjithmone! Koha e pistoletave dhe pistolerove të filmave Western, duhet te perfundoje. Bajgerise i duhet vene freri. Urojme ne krijimin e nje shteti të fortë me polici të lartë e ligje te pakpercyeshem qe muteria në shkallë republike të përfundojë !
Përgjigju