Në kuadër të operacionit për arrestimin e Kelmend Balilit i cili është i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, RENEA dhe FNSH kanë zhvilluar kontrolle mëngjesin e sotëm në Sarandë dhe Delvinë, në bizneset dhe banesat e familjarëve të Balilit.
Rreth orës 4:30 minuta të mëngjesit RENEA dhe FNSH kanë kontrolluar 10 banesa në pronësi të familjes Balili si dhe 3 hotele të vendosur në Sarandë dhe Delvinë.
Ky operacion kërkim është bërë pasi policia gjatë mbajtjes nën vëzhgim të familjarëve të biznesmenit, ka vënë re lëvizje të dyshimta të tyre.
Dyshimi i policisë ka qënë se familjarët po i çonin ushqim Balilit, në një vendstrehim të fshehtë pranë njërës prej banesave të tij.
RENEA dhe FNSH kanë hyrë me shpejtësi në të gjitha banesat dhe bizneset në momentin kur anëtarët e familjes Balili ishin në gjumë. Aksioni është koordinuar nga fshati Stjarr në Delvinë ku jeton fisi i Kelment Balili deri në qytetin e Sarandës ku këta të fundit kanë disa biznese.
Nga kontrollet ende nuk është bërë i mundur arrestimi i 46-vjecarit i cili cilësohet në mediat greke si “Eskobari i Ballkanit”.
Policia ka shoqëruar 11 anëtarë të familjes së Kelment Balilit, kryesisht nipa të tij dhe kushërinj. Për të shmangur ndonjë konflikt të mundshëm në Sarandë, të shoqëruarit janë transferuar në Policinë e Gjirokastrës.
Ata janë marrë në pyetje në lidhje me vendndodhjen e Kelment Balilit, por të gjithë janë shprehur se nuk kanë asnjë kontakt me të.
Policia më pas ka liruar anëtarët e familjes Balili.
Familjarë dhe të afërm të Kelmend Balilit sot para Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër
Urdhëri për kontrollin e banesave të familjes Balili është lëshuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Kanë qenë efektiv të RENEA-së dhe FNSH-së nga Tirana që janë çuar për të kryer kontrollet në Sarandë dhe Delvinë. Për të shmangur ndonjë nxjerrje informacioni, Policia e Shtetit nuk e ka informuar policinë lokale për këtë aksion.
Ardian Çipa zv/drejtor i Përgjithshëm i Policisë sot në Gjirokastër
Policia e Shtetit:
Në vijim të Planit të Masave për kapjen e personit në kërkim Klement Balili, si dhe në zbatim të Ekzekutimit te Urdhërave të kontrollit në banesat e familjarëve të Balilit, lëshuar nga Prokuroria e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, Policia e Shtetit ka kontrolluar me shumë korrektesë:
10 banesa, 3 hotele, si dhe janë shoqëruar 11 shtetas për tu marre në pyetje:
Konkretishtsht janë kontrolluar:
1 . Banesa e Klement Balilit në Stjar/Delvinë;
2 . Banesa e B. B në Stjar/Delvinë;
3 . Banesa e S. B.,në Stjar/Delvinë;
4 . Banesa e H.B, në Stjar/Delvinë;
5 . Banesa e Th, F, në Sarandë;
6 . Banesa e Th. F, (e dyta) në Sarandë;
7 . Banesa e Th. F, në Sarandë;
8 . Banesa e E. Sh, në Sarandë;
9. Banesa e A. S, në Sarandë;
10. Banesa e A.H në Sarandë.
Janë shoqëruar në Gjirokastër dhe po intervistohen:
1 . H. B.
2 . S. B;
3 . B. B;
4 . J. B;
5 . Th. F;
6 . A. B;
7 . E. Sh;
8 . V. H;
9 . A. S;
10 . D. B;
11 . E. A.;
Flet vellai i Kelmend Balilit
Në një lidhje telefonike për Report Tv, vëllai i Kelmend Balilit, Bashkimi ka deklaruar se nuk ka informacion për vendodhjen e të vëllait dhe se vendimi për t'u dorëzua apo jo i takon Kelmendit.
''Nuk kam informacion se ku ndodhet Balili, kam një vit që nuk kam komunikuar me të. Sa i takon vendimit për t'u dorëzuar i takon Kelmendit të vendosë të dorëzohet apo jo'',-u shpreh vëllai.
Bashkim Balili deklaroi gjithashtu se nuk janë kundër kontrollove të policisë, por që të mos i trajtojnë si kriminelë dhe vrasës, pasi sipas tij ata janë njerëz të ndershëm.
''Policia të ushtrojë kontrolle, pasi është e drejta e tyre, por të mos na trajtojnë si kriminelë, pasi jemi njerëz të ndershëm dhe nuk kemi lidhje me punë të pista'',-vijoi më tej Bashkim Balili.
Familjarët e Balilit janë transportuar nga Saranda drejt Gjirokastrës për arsye sigurie, pasi i trembeshin një dekonspirimi nga Policia e Sarandës.
Sakaq informacione nga policia raportojnë se nga 11 familjarët e shoqëruar, vetëm 5 prej tyre janë ende në polici, pasi të tjerët janë lënë të lirë.
Aksioni i kërkimit të RENEA-s dhe FNSH-së vazhdon, por ende nuk kanë arritur të bien në gjurmët e Balilit.
Kur ka ardhur shoqërimi juaj dhe me çfarë motivacioni?
Unë nuk kam qenë në shtëpi, tani po shkoj. Më ka marrë gruaja nga ora 04:00 e mëngjesit. Ajo çfarë lë për të dëshiruar është sjellja e keqe e tyre, të cilët kanë marrë djalin tim 18 vjeç pa asnjë shpjegim se ku do ta çonin. Çfarë janë këto sjellje?Ne jemi shumë të indjunuar, ne nuk jemi kriminelë ose terrorist. Jemi njerëz të ndershëm në punën tonë.
Ju keni kontakte me vëllain tuaj dhe pse nuk dorëzohet ai në polici?
Atë punë e di ai se a dorëzohet apo jo. Unë nuk kam kontakte me të.
Po ju a mendoni se do të ishte më mirë që ai të dorëzohej?
Ajo është zgjedhja e tij, por me mua me gratë tona çkanë. Këto janë veprime çnjerëzore. Djali im është në vit të parë.
Policia ka deklaruar se ka kryer kontrolle, sepse ka dyshime se ju keni kontakte me vëllain tuaj?
Policia le të bëjë kontrolle, është në drejtën e tij të bëjë kontrolle, por të mos na trajtojnë si kriminelë.
Kur e keni pasur kontaktin e fundit me vëllain tuaj?
Para një viti kam pasur kontaktin e fundit me vëllain.
Jeni të shqetësuar për fatin e tij?
Jemi të shqetësuar për fatin e tij, pasi është një lojë e kurdisur sepse ka qenë në fokus të mediave. Klemend Balili është njëri i ndërshëm, nuk merret me organizata terroriste. Ne nuk merremi me punë të pista.