RENEA aksion në Thumanë
pas mitingut të PS në Durrës

RENEA aksion në Thumanë<br />pas mitingut të PS në Durrës
FUSHË-KRUJË - Forcat speciale të RENEA-s kanë kryer një aksion kontrollesh dhe arrestimesh në komunën Thumanë të Fushë-Krujës mbrëmjen e të martës (18.06.2013) pas mitingut përmbyllës të Partisë Socialiste në Durrës.

Sipas korrespondentit të TV A1Report në Fushë-Krujë RENEA ka krye disa kontrolle dhe arrestime në disa lokale në Thumanë dhe në automjetet e disa prej militantëve të PS që kishin marrë pjesë në mitingun e Durrësit.

RENEA pas operacionit ka gjetur rreth 4 armë dhe shoqëroi në Komisariatin e Fushë-Krujës, 8 persona për armëmbajtje pa leje.
 
Disa banorë thonë se aksioni i RENEA-s ishte i motivuar politikisht dhe armët e gjetura ishin vendos në makina nga vetë policia. Ata shprehen se janë keqtrajtuar pa arsye nga policia gjatë kontrolleve.
 
Për aksionin e RENEA-s ka reaguar edhe kandidati për deputet i PS në Durrës Artur Bushi. Bushi tha se RENEA ushtroi presion dhe terror në Komunën Thumanë dhe se ka arrestuar dy djem pa të drejtë për armëmbajtje pa leje.  “RENEA ka sajuar armëmbajtjet duke arrestuar dy persona, dhe disa persona të tjerë janë keqtrajtuar. Ngjarja pas mitingut përmbyllës të PS në Durrës. Në aksion kanë qenë rreth 200 forca të RENEA-s”

makinat e ndaluara ne thumane

(Foto: Makinat e bllokuara mbremjen e djeshme)

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Dyshohet se abuzoi seksualisht me një vajzë të mitur, lihet në burg 71-vjeçari nga Maliqi

Dyshohet se abuzoi seksualisht me një vajzë të mitur, lihet në burg 71-vjeçari nga Maliqi