RENEA dhe FNSH sërish kontrolle në Vlorë, një i shoqëruar! Mbrëmë u arrestuan 6 anëtarë të një grupi kriminal
Pamje nga arrestimet e një nate më parë Vlorë
FNSH dhe RENEA kanë vijuar edhe këtë mbrëmje kontrollet në zona të ndryshme të qytetit të Vlorës. Burime për gazetarin e Report Tv Armand Xhelili bëjnë me dije për një person të ndaluar nga policia.
Mësohet se për disa ditë qyteti bregdetar do të vijojë të jetë nën kontrollin e policisë dhe forcave RENEA.
Gjatë kontrolleve të zhvilluara mbrëmjen e kaluar u arrestuan 6 anëtarë të një grupi kriminal. Forcat e RENEA-s dhe FNSH-së ushtruan kontrolle në lokale dhe banesa të ndryshme. Personat e shoqëruar në zonën e buelvardit Vlorë-Skelë kanë qenë nën survejim prej kohësh, ndërsa gjatë operacionit kanë pasur përplasje me agjencët civilë që nisën aksionin në fjalë.
Një ndër të arrestuarit është Santiliano Basho, vëllai i të fortit të Selenicës i njohur e emrin Tesi. Në pranga ranë edhe Mariglen Aliaj, Bruno Shehu, Mehmet Hoxhaj, Beraldo Xhindi dhe Kevin Metaj. Policia sqaroi se ka sekuestruar 2 pistoleta, fishekë, 3 automjete, 2600 euro dhe 8 celularë. Krahas forcave RENEA edhe efektivë të Vlorës në bashkëpunim me FNSH kanë kryer kontrolle të tjera si pjesë e megaoperacionit antidrogë ‘Tempulli’.
B.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Vritet polici në Kosovë, a po reagojnë si duhet ndërkombëtarët ndaj Serbisë
-
Po
21.2%
-
Jo
73.3%
-
Nuk e di
5.5%
Vota total: 2029
Lajme të tjera
-
Digjet kamioni pranë autostradës Vlorë-Fier, anjë i lënduar
25 Shtator, 14:45
-
Disa vatra zjarri aktive në Vlorë, fshatrat e Selenicës në 'mëshirë' të fatit, mbeten pa asnjë zjarrfikëse
23 Shtator, 21:07
-
Fier/ Flakët vijojnë të përhapen në pyllin e Darëzezës! Merr përmasa të frikshme zjarri në Patos, i afrohet nënstacionit elektrik dhe zonave naftëmbajtëse (Video)
23 Shtator, 17:05
-
Portonovë i Vlorës, plazhi i aventurierëve! Dhjetra kampera, për turistët shqetësuese muzika e lartë
23 Shtator, 15:10
-
Plagoset me thikë një 33-vjeçar në Vlorë, në kërkim autori! Policia zbulon detajet e para
23 Shtator, 11:16
-
VIDEO/ IMT aksion në Vlorë, nis aksionin për lirimin e hapësirave publike
22 Shtator, 16:07
-
‘Tempulli’ në Shkodër, në pranga 20 vjeçari, kapet duke shitur kanabis në lokalin pranë shkollës! Në hetim edhe 3 persona (Video)
22 Shtator, 15:49
-
Zjarr në Kërkovë të Vlorës, flakët favorizohen nga era! U rrezikuan dy banesa
22 Shtator, 13:30
-
Erisa Xhixho: Qeveria e ka kthyer vendin në Kolumbi të Evropës, të rinjtë shqiptarë bien pre e përdorimit të drogës! Tërhiquni nga ligji kanabisit
22 Shtator, 11:58
-
EMRI/Shpërndante drogë pranë gjimnazit, operacioni ‘Tempulli’ në Dibër vë në pranga një 19-vjeçar (VIDEO)
21 Shtator, 09:48
-
Operacioni 'Tempulli', në pranga 29-vjeçari! Shkon në 94 numri i të ndaluarve në Tiranë
21 Shtator, 08:30
-
I plas një fishek duke punuar tokën, plagoset 33 vjeçari në Sarandë
20 Shtator, 15:33