VIDEO/ Aksioni i RENEA-s në Vlorë, 6 të arrestuar! Sekuestrohen armë, mjete dhe shuma parash, pjesë e një grupi të strukturuar kriminal

VLORË- Forcat RENEA kanë goditur 6 persona mbrëmjen e djeshme, pjesë e një grupi të strukturuar kriminal në Vlorë. Efektivët kryen mbrëmjen e djeshme aksione blic prej disa orësh dhe kapën në ambientet e një lokali 6 persona, 2 prej tyre të armatosur.

Bëhet fjalë për Satilno Bashon, Mariglen Aliajn, Bruno Shehun, Mehmet Hoxhajn, Beraldo Xhindin dhe Kevin Metajn. Policia sqaron se ka sekuestruar 2 pistoleta, fishekë, 3 automjete, 2600 euro dhe 8 celularë. Në saj të operacionit të koduar ‘Obelisk’, RENEA mori informacion se Satilno Basho dhe Mariglen Aliaj qëndronin të armatosur në një lokal në Vlorë. Pas arrestimit të tyre, efektivët vunë në pranga edhe 4 të tjerë për mozkallëzim krimi si persona në dijeni.

Kontrolli blic i RENEA-s u zhvillua mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës. Arrestimi i 6 personave në bulevardin Vlorë-Skelë, në një lokal ku u vu edhe shiriti.

Një prej të arrestuarve të armatosur është edhe vëllai i të fortit të Selenicës, ‘Tesi Basho’. Santilno Basho ëshët gjithashtu një eksponent i njohur i krimit. Santilno Basho ka qenë i dënuar në 2019 për 'shtrëngim me hunë për dhënie  pasurie'. Dyshohet se kërcënoi dajën për ti marrë para.

Kush është Tesi Basho: 

Tesi Basho është një person me rrezikshmëri të lartë, i dënuar në Itali me burgim të përjetshëm për vrasje, si dhe me precedent të theksuar kriminal në Shqipëri, në fushën e krimeve kundër personit dhe në fushën e narkotikëve. Ai ka vrarë dy vajza që ushtronin prostitucion në qytetin e Torinos, një prej të cilëve e shfrytëzonte edhe vetë. Ai ishte arrestuar në vitin 2016 në Itali, por vetëm pak kohë më vonë duke shfrytëzuar transferimit e tij pas tërmetit që "shkundi" Italinë, së bashku me dy shok të tjerë qelia u arratis nga dritarja e burgut, me çarçaf dhe shkopa fshese. Ai ra në prangat e policisë më 16 tetor të vitit 2019. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:04
Aksionet e policisë në Vlorë dhe Shkodër, Balla: Kam besim se do të bëjnë detyrën në zbardhjen e ngjarjeve kriminale

Ministri i Brendshëm ka përshëndetur operacionet e fundit të Policisë në Shkodër e Vlorë, për ndalimin e disa personave me rrezikshmëri të lartë duke parandaluar ngjarje kriminale. Por ministri Balla kërkon nga strukturat e Policisë të intensifikojnë punën për zbardhjen e ngjarjeve të vjetra dhe përballjen e autorëve me drejtësinë.

”Policia e Shtetit ka goditur grupe kriminale me rrezikshmëri të lartë, të përshirë më parë në ngjarje kriminale të rënda, në Vlorë dhe Shkodër. Kam besim se Policia e Vlorës dhe ajo e Shkodrës do të bëjnë detyrën në zbardhjen e ngjarjeve kriminale të reja dhe më të vjetra për vendosjen para drejtësisë të personave të dyshuar. Qytetarët e Vlorës dhe Shkodrës presin prej nesh garantimin e rendit, sigurisë publike dhe parandalim të ngjarjeve kriminale. Presim më shumë rezultate!”, shkruan ministri në rrjete sociale.

Shërbimet e Policisë Vlorë në bashkëpunim me RENEA-n finalizuan operacionin policor "Obelisk", ku u vunë në pranga disa shtetas me armë pa leje, në një lokal. Ndërsa në Shkodër gjatë operacionit “Konglomerat” u sekuestrua lëndë plasëse dhe u arrestua poseduesi i tyre, i cili në momentin e ndërhyrjes nga Policia u kap në flagrancë duke u kujdesur për 120 bimë narkotike që kishte kultivuar në afërsi të banesës së tij.

Ora 10:58
Aksioni i RENEA-s në Vlorë, dalin pamjet nga momenti i arrestimit të anëtarëve të grupit kriminal

 

Forcat e Posacme Opearacionale kanë publikuar momentin e arrestimit të gjashtë personave në Vlorë, pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

Të shtrirë barkas në tokë dhe me pranga në duar, të arrestuarit në kuadër të aksionit blic të zhvilluar mbrëmjen e djeshme në Vlorë duken teksa neutralizohen nga forcat RENEA.

 

Ora 10:51
EMRAT/ Aksioni blic i RENEA-s në Vlorë, ja kush janë 6 të arrestuarit! Pjesë e një grupi të strukturuar kriminal

 

Forcat RENEA kanë arrestuar 6 persona të armatosur mbrëmjen e djeshme në një lokal në Vlorë.

Policia sqaron se 6 të arrestuarit janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

Emrat e të arrestuarve:

  1. Satilno Basho,
  2. Mariglen Aliaj,
  3. Bruno Shehu,
  4. Mehmet Hoxhaj,
  5. Beraldo Xhindi dhe
  6. Kevin Metaj.
G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Koke kuqi jam: 18/09/2023 22:33

    se shefat e policise po e bejne me shume pisllikun se cunat...ka te forte ketej nga Tirana qe vete policia e ruan....e jo me tjeret.Ka lagje qe te ndalojne pse ke kalu...i dine shume mire keto kancerozat keto pune.Kriminele qe jane be biznesmene...

    Përgjigju
  • Bertone: 18/09/2023 13:55

    Sepse nuk ja mban njeriu bytha Teo.Ka zot Vlora qe me ikjen e faqedjegurit tani eshte kokuqi qe kan frik ti permendin emrin

    Përgjigju
    • miku: 19/09/2023 03:07

      po loni esht m i forti i te fortve ghahahaha loni degjoni klevion ju

    • Artur: 18/09/2023 16:24

      Loni po merr alamet fuqie ne Vlore tallni riken ju . Ja dha shokut te tij tenderin e plehrave ja hoqen Restorant Bojos . 3 milion euro nvit bobe fli gjum

    • Kuqo: 18/09/2023 14:55

      Hahahahahaha je i madh kokuqi hahahahahaha

  • Qytetari: 18/09/2023 12:29

    Qe kur erdhi ne detyre ministri brendshëm Balla,populli e kuptoi se shqiperia qenka e mbuluar me te gjitha llojet e krimit,po e kuptojmë se jeta e jone nuk eshte e sigurt,i uroj Balles qe te punoj sic ja ka nise dhe te beje me te miren per kete popull,se deri tani paraardhësit e tij kane bere demek se kan punua

    Përgjigju
  • Tao: 18/09/2023 12:22

    Sa me pelqen kur arrestohen njerezit ne Vlore, Fier apo Tirane dhe s'e rr..an kush te komentoje per ta. Te ishte ne Shkoder, deri tani do ishin mbi 15 komente te tipit keta jane çërra, s'i njeh kush, keta te bejne kete, te hane ate. Bravo Policise se Shtetit!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën