Në 2017 te tregu u përplas makina e ish-shefit të policisë, Gjergj Oshafi,.
Si ndodhi përplasja? Çështja është regjistruar në 2017-ën dhe i referohet ngjarjes së 18 shtatorit. Mesditën e kësaj date, patrullat e policisë kishin dalë për verifikim automjetesh dhe personash në lidhje me një sinjalizim të bërë nga një shtetas, se në tunelin e Kërrabës, 3 automjete i kishin bërë manovra në rrugë, ndërsa në një prej makinave, një person i kishte drejtuar një objekt si pistoletë. Këtë situatë, ky shtetas e kishte marrë si kanosje. Gjatë kontrolleve të kryera, përpara tregut ushqimor, policia kishte vënë re një makinë "Range Rover", e ngjashme me përshkrimet e bëra nga personi. Policia i ka bërë me shenjë që të ndalonin dhe personave brenda, që të dilnin. Njëri prej këtyre personave ka dalë dhe ka shkuar në drejtim të rojës së tregut për t’i dhënë diçka, veprim të cilin, policia ia kishte ndaluar.
Si pasagjerë në këtë automjet, ka qenë Endri Çopja dhe një person tjetër që kanë refuzuar të shoqërohen në Polici. Gjatë kësaj kohë, në këtë vend janë mbledhur forca të shumta policie dhe pas disa minutash, vërehet një makinë tip "Audi", që bënë manovra. Nga kamerat e sigurisë, shihet që makina “Audi” bënë tentativë për tu futur në tregun ushqimor dhe gjatë kësaj tentative, prek makinën e policisë, e cila shtyhet disa metra më tutje. Ndërkohë, policët e pranishëm aty, nga pamjet duken që vetëm qëllojnë në ajër. Ndërkohë, pavarësisht kërkesave për të hapur derën e tregut, ajo është hapur me vonesë dhe vetëm pasi ka marrë dijeni Petrit Çela, pronar i tij, i cili ka urdhëruar hapjen e portës. Vendi është rrethuar nga forca policia të Ndërhyrjes së Shpejt dhe është bërë ndërhyrja dhe sekuestrimi i makinës dhe objekteve të gjetura aty. Ndërkohë, sipas prokurorisë, në bordin e makinës "Audi" ka qenë Enea Bekteshi dhe Marjus Lulaj(Suel Çela), që tentuan të vrisnin punonjësit e policisë. Më tej, Enea Bekteshi akuzohet edhe për trafikim narkotikësh, pasi gjatë arrestimit i është gjetur një sasi lënde narkotike.