ELBASAN- Forcat Speciale RENEA kanë “rrethuar” pasditen e sotme tregun Agroushqimor të Elbasnit, në pronësi të Petrit Çelës, babai i Suel Çelës (ky i fundit në kërkim). Në kuadër të këtij operacioni janë shoqëruar 4 persona, por mbetet e paqartë se për kë bëhet fjalë.

Operacioni është në vijim e sipër, e ndërsa ka dyshime se RENEA ka shkuar për kontroll se aty mund të fshihet Suel Çela, në kërkim që pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani.

Kush është Suel Çela 
Suel Çela është një nga personat më të kërkuar!  Ai u shpall në kërkim në Maj të 2022 në kuadër të dosjen ‘Plumbi i Artë’. Sipas dëshmisë së Nuredin Dumanit ai është porositës i tre ngjarjeve 2 të parealizuara dhe 1 e mbetur në tentativë. Suel Çela akuzohet se ka porositur atentatin e  dështuar të 29 marsit 2022 ndaj Elton Kilës, që do ta kryente bashkëpunëtori i drejtësisë, Nuredin Dumani, por i cili mbeti i plagosur rrugës dhe më pas u arrestua. Një tjetër krim i porositur nga Suel Çela është ajo e tentativës për të vrarë administratorin e shkollës private Lulzim Masha dhe Skerdi Tase dyshohej si vrasës me pagesë në këtë rast. Suel Çela nga Elbasani, rezulton i dënuar në Itali për trafikim narkotikësh, por ai ka arritur t'i shpëtojë burgut. Suel Çela rezulton 'fukara' pasi nuk ka asnjë biznes në emër të tij, ndonëse i ati është biznesmen dhe zotëron tregun agro-ushqimor në qytetin e Elbasanit, ku ndodhi dhe përplasje me policinë në 2017. 

Si ndodhi përplasja në 18 shtator 2027
Përplasja në Tregun Agro-Ushqimor ndodhi në 18 shtator të 2017-së në Elbasan. Në atë kohë policia e Elbasanit kishte informacion për një grup të rrezikshëm që po lëvizte në qytet prandaj organizoi kontrolle. Pikërisht para tregut Agro-Ushqimor Policia ndaloi një Range-Rover ku brenda tij ishin Enea Bekteshi e Kelmend Xhaferri. Uniformat blu të Elbasanit i arrestuan dy të rinjtë për shkak se kundërshtuan punonjësit.

Mirëpo, në momentin që policët po largoheshin, një Audi i blinduar vjen drejt makinave të uniformave blu dhe në këtë moment përplasen me njëra-tjetrën. Sipas Prokurorisë Policia ishte në aksion dhe Audi ka goditur me qëllim makinën e Gjergji Oshafit. Në dosje theksohet se Audin e blinduar e drejtonte Suel Çela i cili më pas u fut brenda Tregu Agro-Ushqimor. Dera e tregu u mbyll dhe Policia nuk mund të hynte dot në brendësi, për shkak se roja nuk e hapi portën. Kur Policia u fut brenda tregut, sipas Prokurorisë, Suel Çela ishte larguar.

Lajm në përditësim

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:37
RENEA në kërkim të Suel Çelës? Si ndodhi përplasja në 2017 te tregu Agroushqimor në Elbasan, në pronësi të Petrit Celës (VIDEO)

1680883149_lkjhgfds.JPG

Në 2017 te tregu u përplas makina e ish-shefit të policisë, Gjergj Oshafi,.

Si ndodhi përplasja?
Çështja është regjistruar në 2017-ën dhe i referohet ngjarjes së 18 shtatorit. Mesditën e kësaj date, patrullat e policisë kishin dalë për verifikim automjetesh dhe personash në lidhje me një sinjalizim të bërë nga një shtetas, se në tunelin e Kërrabës, 3 automjete i kishin bërë manovra në rrugë, ndërsa në një prej makinave, një person i kishte drejtuar një objekt si pistoletë. Këtë situatë, ky shtetas e kishte marrë si kanosje. Gjatë kontrolleve të kryera, përpara tregut ushqimor, policia kishte vënë re një makinë "Range Rover", e ngjashme me përshkrimet e bëra nga personi. Policia i ka bërë me shenjë që të ndalonin dhe personave brenda, që të dilnin. Njëri prej këtyre personave ka dalë dhe ka shkuar në drejtim të rojës së tregut për t’i dhënë diçka, veprim të cilin, policia ia kishte ndaluar.

Si pasagjerë në këtë automjet, ka qenë Endri Çopja dhe një person tjetër që kanë refuzuar të shoqërohen në Polici. Gjatë kësaj kohë, në këtë vend janë mbledhur forca të shumta policie dhe pas disa minutash, vërehet një makinë tip "Audi", që bënë manovra. Nga kamerat e sigurisë, shihet që makina “Audi” bënë tentativë për tu futur në tregun ushqimor dhe gjatë kësaj tentative, prek makinën e policisë, e cila shtyhet disa metra më tutje. Ndërkohë, policët e pranishëm aty, nga pamjet duken që vetëm qëllojnë në ajër. Ndërkohë, pavarësisht kërkesave për të hapur derën e tregut, ajo është hapur me vonesë dhe vetëm pasi ka marrë dijeni Petrit Çela, pronar i tij, i cili ka urdhëruar hapjen e portës. Vendi është rrethuar nga forca policia të Ndërhyrjes së Shpejt dhe është bërë ndërhyrja dhe sekuestrimi i makinës dhe objekteve të gjetura aty. Ndërkohë, sipas prokurorisë, në bordin e makinës "Audi" ka qenë Enea Bekteshi dhe Marjus Lulaj(Suel Çela), që tentuan të vrisnin punonjësit e policisë. Më tej, Enea Bekteshi akuzohet edhe për trafikim narkotikësh, pasi gjatë arrestimit i është gjetur një sasi lënde narkotike.