KURBIN - Një 40 vjeçar i shpallur në kërkim është ekzekutuar nga forcat e RENEAS gjatë një shkëmbimi zjarri. Alfred Seseri, i cili qarkullonte në Shqipëri me emrin Elidon Prendi është qëlluar nga RENEA gjatë aksionit për kapjen e tij. Seseri, lindur në Pukë ka tentuar të përdorë një granatë dore në drejtim të policisë në Kurbin. Gjatë shkëmbimit të zjarrit ai ka mbetur i vdekur, ndërkohë që vite më parë ishte shpallur në kërkim pasi kisht edhe precedentë të mëparshëm penalë.
Viktima dyshohet si bashkëpunëtor në 10 ngjarje kriminale, mes të cilave edhe vjedhje për të cilat policia kishte nisur hetimet. Në banesën e marrë me qera nga Alfed Seseri policia ka gjetur dhe sekuestruar armë zjarri dhe materiale të vjedhura prej tij, ndërsa janë shoqëruar edhe 3 persona të cilët mendohet se janë bashkëpunëtor të 40-vjeçarit.