Çmimi i kromit në tregjet ndërkombëtare ka rënë thuajse me 35% në vitin 2015, duke detyruar subjektet e kësaj induistrie të pakësojnë numrin e punonjësve, ndërkohë që një numër i konsiderueshëm kompanish janë detyruar të mbyllin aktivitetin. Shqipëria prodhon mesatarisht 600 mije ton krom në vit, e ndërsa ne 2014 çmimi i një toni ishte rreth 220 dollarë

Shqipëria prodhon mesatarisht 600 mije ton krom në vit, e ndërsa ne 2014 çmimi i një toni ishte rreth 220 dollarë, çmimi ka arritur edhe ne 140 dollarë, për të shkuar deri në 70 dollarë toni. Nga një situatë e tillë çmimesh, janë më të ekspozuara veçanërisht kompanitë e vogla, të cilat nuk arrijnë të mbulojnë as kostot e nxjerrjes dhe të transportit deri në Portin e Durrësit.

Nxjerrja e kromit është e vetmja e punw nga e cilat mund tw rritet ekonomia për gjithë zonën e Bulqizës, dhe shume prej familjeve qe jetojnë aty, e kane te lidhur jetesën me qëndrueshmërinë e këtij sektor.

Burime zyrtare pranë Ministrisë së Energjitikës thanë se autoritet janë të vetëdijshme që shkurtimi i vendeve të punës dhe rënia e punonjësve do ndikojë ndjeshëm në gjendjen ekonomike dhe sociale të banorëve të zonës.

Sipas Ministrisë do te dale me nje pakete masash ne fillim te ketij viti, me qellim kalimin e ngërçit. Bulqiza është rajoni mineral mbajtës me i madhe ne Shqipëri.

Redaksia Online
( s.m/Shqiptarja.com )