Rënia e euros, ekspertja për Report Tv: Do arrijë vlerën nën 100 lekë! Në korrik ulje më e madhe, Banka e Shqipërisë të ndërhyjë

TIRANË- Ekspertja e ekonomisë, Romina Radonshiqi ka komentuar në Report Tv rënien e euros. Në një intersvitë për ‘Sot Live në Shqipëri’, ekspertja tha se euro pritet të arrijë vlerën nën 100 lekë. Madje sipas saj në disa pika e exchange euro tregtohet me vlera të ndryshme dhe në disa madje ka arritur edhe nën 100 lekë.

"Ka exchange që nuk e kanë sipas kursit të bankës, ka edhe nën 100. Në ato zona kur ka mungesë të këtyre pikave të këmbimit valutor, është shumë herët më e ulët. Në Durrës dhe Tiranë kam vënë rënë se nuk janë me kursin e këmbimit të bankës dhe ndryshon nga një zyrë në një tjetër, varet në zonën ku është, ka apo s’ka exchange tjetër, kostoja e qirasë", tha ekspertja Radonshiqi.

Sipas ekspertes Radonshiqi në korrik do ketë një tjetër ulje të euros për shkak të fluksit të lartë të tuistëve, ndërsa thekson se kursimet në euro janë me humbje.

"Kursimet në euro janë me humbje. Në korrik do ketë nivel akoma më të ulët për shkak të ofertës më të madhe të turizmit. Nëse kemi 2 mijë euro, 2 mijë euro kemi humbje më të konsiderueshme. Në shumë Exchange ka rënë nën nivelin 100, do bie edhe më shumë për shkak të ofertës së madhe dhe numrit të turistëve. Presim akoma më tepër turistë, do kemi më tepër nënçmim të euros. Duhet të kemi kujdes me kursimet në euro", vijon ajo. 

Ajo thekson se Banka e Shqipërisë duhet të ndërhyjë pasi ulja e euros po dëmton remitancat dhe bizneset, sidomos ato që eksportojnë.

"I vetmi instrument që ka është të tërheqë euron nga tregu, në këtë moment nuk e sheh të arsyeshme. Duhet të bëjë diçka, dëmton remitancat. Me remitancat mbahet mosha e tretë që konsiderohet si target grup me varfëri absolute dhe relative, dëmtohen edhe bizneset sidomos ata që janë ekspertues, Nuk janë më konkurrues”, thekson ekspertja.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, sot euro po këmbehet me 100.54 lekë.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?