Rënia e euros, Guvernatori i BSH: Ja kush janë faktorët, por nuk do të ndërhyjmë në treg

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko në një konferencë për mediat deklaroi se Këshilli Mbikëqyrës vendosi që të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në 1%, ndërsa paralajmëroi se mund të ketë një ndryshim në gjysmën e dytë të vitit 2019. Në fokus të konferencës ishte rënia e euros, megjithatë Sejko u shpreh se Banka e Shqipërisë nuk do të ndërhyjë si në rastin e verës.

"Lidhur me kursin e këmbimit, në po monitorojmë ecurinë. Ka disa faktorë që kanë ndikuar si eksportet, apo edhe remitancat, që kanë justifikuar kursin e këmbimit. Por tregu është i rregulluar, kursi vjen si pasojë e hyrjes së valutës, euro, por nuk jemi të detyruar të ndërhyjmë. Nëse do të shohim çrregullime dhe kursi do të ndikojë te inflacioni do të vijojë programi i ndërhyrjes, në rast se jo, nuk do të ndërhyjmë, pasi kemi një regjim të lirë te kursit të këmbimit” deklaroi ai.

Në qershor kur euro ra me shpejtësi nga rreth 134 lekë në fillim të vitit në 124.17 lekë, Banka e Shqipërisë nisi një seri ndërhyrjesh ku bleu më shumë se 100 milionë euro, por nga muaji shtator ajo sinjalizoi tregjet për tërheqje, çka bëri që monedha e përbashkët të hynte sërish në një trajektore rënëse. Sot sipas kursit të Bankës së Shqipërisë një euro këmbehej me 122.76 lekë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton