Rënia e euros, Meta: Përfiton vetëm qeveria dhe një grup interesi, rrezikohet vendi i punës për mijëra qytetarë

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka folur ditën e sotme për pasojat që ka sjellë rënie e euros në vendin tonë.

Gjatë një deklarate për mediat, Meta është shprehur se konsumatori shqiptar nuk ka përfituar nga zhvlerësimi i euros, por vetëm qeveria dhe një grup interesi.

Ndër të tjera, Meta u shpreh se është një nevojë imediate konsultimi i qeverisë dhe Bankës së Shqipërisë me shoqatat prodhuese dhe ekspertuese, për të kaluar sa më lehtë këtë krizë që mund të sjellë shpunësimin e mijëra qytetarëve,

“Tregtia e jashtme ka pësuar për shkak të kursit humbje me 170 milion euro. 1.4 milion shqiptarë që përfitojnë nga remitancat janë dëmtuar. Konsumatori shqiptar nuk ka përfituar nga zhvlerësimi I euros por vetëm qeveria dhe një grup interesi. Kjo qeveri nuk shqetësohet nga kjo prizë e provokuar nga flukset e larta të parave të pista në qarkullim. Urgjentisht duhet që qeveria e Banka e Shqipërisë të diskutojnë me shoqata prodhuese e transportuese për të evituar këtë krizë, përndryshe kriza do të sjellë pasoja të paparashikueshme. Ne do të bëjmë çdo gjë për të mbështetur biznesin prodhues e eksportues.”-tha Meta.

Lajmi në përditësim....

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:33
Meta: Ndryshimet kushtetuese të 2008 me pasoja afatgjata dhe sot

 

Kreu i PL-së, Ilir Meta i ka cilësuar një gabim fatal me pasoja afatgjata ndryshimet kushtetuese të vitit 2008.

Gjatë një deklarate për mediat ditën e sotme, Meta u shpreh se marrëveshja e 2008 ka sjellë sipas tij kapjen e shtetit ditën e sotme dhe ka kthyer në normalitet ndryshimin e Kushtetutës për interesa politike të ditës.

“Marrëveshja e 2008 ka qenë një gabim, është pak të thuash gabim, sepse mendoj se vendi sot është në situatën e kapjes së shtetit për shkak të çmontimit apo të fillimit të çmontimit të kontrollit të balancës së pushteteve në vitin 2008 e pastaj në vazhdim, duke e shndërruar ndryshimin e Kushtetutës për interesa të ditës.”-u shpreh Meta.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë!Kompania gjatë 2016-2022 fitoi 12 tendera dhe përfitoi rreth 2 mlionë euro

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë!Kompania gjatë 2016-2022 fitoi 12 tendera dhe përfitoi rreth 2 mlionë euro