Rënia e flokëve në stinën e vjeshtës, ja kur duhet të shqetësoheni

Rënia e flokëve në stinën e vjeshtës, ja kur duhet të shqetësoheni

Rënia e flokëve është një nga dukuritë më të zakonshme në vjeshtë për gratë, por edhe për burrat.

Për fat të mirë, diçka ka filluar të ndryshojë, pasi shumë gra kanë nisur të tregojnë për vështirësitë që përjetojnë me humbjen e flokëve. Pavarësisht nëse fajtorë janë hormonet, stresi, medikamentet që marrin ose arsye të tjera, trajtimet nganjëherë janë shumë më të thjeshta.

Mund të ndihet sikur vuani në heshtje ndonjëherë, duke parë më shumë qime në krehër dhe në pllakën e dushit, ndërkohë që mbeteni të paqartë se çfarë hapash mund të ndërmerrni. 

Kur duhet që të shqetësoheni 

Gjërat bëhen shqetësuese nëse po vëreni se po humbni më shumë se sasia normale ditore. Sa herë që ka humbje të sasive të mëdha të flokëve që është e pashpjegueshme duhet të bëni një vizitë te mjeku.

Gungat e kuqe ose puçrrat e qelbit në lëkurën e kokës, ndjeshmëria, ose kruajtjet intensive kërkojnë gjithashtu një vizitë të menjëhershme te dermatologu. Këto janë shenja të rënies inflamatore të flokëve dhe mund të çojnë në humbje të përhershme të flokëve.

Trajtimi për rënien e flokëve në vjeshtë

Për flokët duhet të kujdesesh si për çdo pjesë tjetër të trupi.

Lyerja me bojëra me kimikate të ndryshme, tharja dhe krehja në temperaturë maksimale, kequshqyerja etj., janë faktorë të jashtëm, të cilët ndikojnë në dëmtimin dhe rënien e flokëve.

Në të tilla raste, përdor sa më shumë maska me produkte natyrore, si p.sh maska me vezë dhe vaj ulliri, 30 minuta para larjes, do të të ndihmojë shumë për eliminimin e rënies.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë