Rënia e gurëve nga mali, po u sjell jo pak shqetësime banorëve dhe drejtuesve të mjeteve në aksin rrugor Skuraj-Burrel. Kjo situatë është e vazhdueshme sidomos gjatë stinës së dimrit, ndërsa problematika më madhe është në zonën e quajtur sektori C pranë Shkopetit.
Rruga ka pësuar edhe shembje në disa vende, dhe kalimi bëhet vetëm në njërin kah. Nga ana tjetër, barrierat anës malit mungojnë, duke rrezikuar kalimtarët dhe drejtuesit e mjeteve.
“Është e kalueshme, por është e rrezikshme kur bie shi. Shembje të vogla. Jam mësuar me këtë rrugë. Firma duhet të bëjë më shumë për këtë rrugë”, tha një shofer.
![]()
“Rrezik sepse bien gurë. Të firmës njëherë i pastrojnë, njëherë jo”, tregoi një tjetër.
“Është shqetësuese. Duhet të ndërhyhet menjëherë. Mos ta lënë cop-copë. Duhet ta rregullojnë. Në 2 mëngjesit kam ardhur për urgjencë dhe kam ecur avash sepse ishte plot gurë”, u shpreh një tjetër.
“Duhet mirëmbajtja. Ne taksat i paguajmë. Është burim aksidenti. Nuk është hera e parë që na ndodh kjo gjë”, tregoi një tjetër.
Mirëmbajtja e kësaj rruge nga kompania “Geci sh.p.k” i kushton buxhetit të shtetit 19,2 milionë milionë euro për 5 vite, por ndërhyrjet kanë qenë të pakta, çka e dëshmon degradimi i këtij segmenti nacional që u shërben mijërave banorëve.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)