FOTOGALERIA/ 32 vite nga masakra e 2 prillit! Bejko: Në Tiranë do të ngrihet monumenti dhe muzeu i viktimave të komunizmit

SHKODËR- Si sot 32 vite më parë, më 2 prill 1991, një ngjarje shumë e rëndë tronditi jo vetëm qytetin e Shkodrës por të gjithë vendit. Kjo ditë njihet si masakra e fundit e komunizmit në Shqipëri pasi pas një proteste kundër regjimit u ekzekutuan 4 persona të pafajshëm.

Edhe pse kishte disa muaj që ishte rrëzuar busti i Enver Hoxhës në Tiranë, shteti autoritar vazhdonte të ishte në këmbë. Plumbat e forcave të policisë morën jetën e Bujar Bishanakut, Arben Brocit, Nazmi Kryeziut dhe Besnik Cekës, sot të shpallur martirë të demokracisë, ndërkohë që me dhjetëra u plagosën.

Në këto fotografi, të shkrepura nga fotografi Angjelin Nënshati, i cili nuk jeton më, tregohen me detaje se çfarë ndodhur atë ditë në qytet. Protestuesit mësynë godinën e Komitetit Qendror të Partisë së Punës dhe që andej hidhnin dokumentet nga dritaret në oborr. Disave prej tyre iu vu flaka, ndërsa të tjera u grisën e u shkelën me këmbë. Më pas dallohen turmat në sheshin kryesor, që sot mban emrin “2 Prilli”, aty ku mbetën të vrarë edhe 4 dëshmorët e demokracisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:21
Masakra e 2 prillit, Basha: Heronjtë e Shqipërisë që vunë gjakun në altarin e lirisë, frymëzim për çdo brez

1680445579_FstxSqAXsAAL121.jpg

Lulzim Basha ka reaguar për masakrën e 2 prillit duke thënë se heronjtë që vunë gjakun e tyre në altarin e lirisë janë frymëzim për çdo brez.

“Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Bujar Bishanaku dhe Besnik Ceka janë heronjtë e Shqipërisë që vunë gjakun e tyre në altarin e lirisë. Ata janë frymëzim për çdo brez, sepse çdo ditë që nuk luftohet për lirinë ajo është e kërcënuar të zhduket. Lavdi përjetë martirëve të 2 prillit!” – shkroi Basha.

Ora 14:39
Masakra e 2 prillit, kandidati i PD për Tiranën: Në Tiranë do të ngrihet monumenti dhe muzeu i viktimave të komunizmit

1679895255_1679860354finalprojekt01365623Still022.png

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko, përmes një postimi në facebook ka reaguar në lidhje me 32-vjetorin e Masakrës së 2 Prillit. Bejko thotë se në kryeqytet do të ngrihet monumenti dhe muzeu i viktimave të komunizmit.

“Do ngremë monumentin dhe muzeun e viktimave të komunizmint në Tiranë! Nevoja për ngritjen e monumentit në Tiranë për të nderuar viktimat e komunizmit është urgjente, dhe detyrë patriotike e të gjithëve, aq më tepër, e të djathtëve. Ky do të jetë një nga prioritetet e mia në nder të mijra njerëzve që kanë humbur jetën dhe kanë vuajtur nga regjimi kriminal i Enver Hoxhës.

Këtë premtim e ndjej për detyrë që ta bëj sot më 2 prill. Në 2 prill 1991 u vranë në Shkodër, Arben Broci, Besnik Ceka, Bujar Beshanaku dhe Nazmi Kryeziu. Këto vrasje ishin përpëlitjet e fundit të regjimit komunist për të mbytur frymën e lirisë dhe demokracisë. Ata njerëz, si dhe shumë të tjerë, kanë dhënë jetën për të rrëzuar regjimin me të ashpër të komunizmit. Sot, edhe pas 32 vitesh demokraci sakrifica e tyre nuk gjen nderim në asnjë monument, në asnjë muze të mirëfilltë. Ky është një turp për politikën shqiptare, por që nuk do ta lejojmë që të vashdojë më.

Legjislacioni ekziston*. Ai thjesht nuk është zbatuar. Tirana dhe gjithë Shqipëria e ka per detyrë të nderojë sakrificën e tyre. Dhe unë personalisht, do të angazhohem për të ngritur një të tillë në bashkëpunim me shoqatat e të perndjekurve, me shoqerinë civile dhe komunitetin e profesionistëve të botës së artit e të memories. Unë e ndjej si detyrë, Partia Demokratike e ka për detyrë, e gjithë shoqeria e ka per detyrë ndërmarrjen e një nisme të tillë në shërbim të memories historike të popullit shqiptar.

Shënim*

“Ligj nr.10241, datë 25.2.2010 “Për simbolet e përkujtimit të viktimave dhe të krimeve të komunizmit në Shqipëri”.

Neni 4

Ngarkohet Këshilli i Ministrave të krijojë Muzeun Kombëtar të Viktimave dhe të Krimeve të Komunizmit në Shqipëri, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Neni 5

Këshilli i Ministrave të nxjerrë aktet e nevojshme nënligjore për ngritjen e Obeliskut të Viktimave dhe të Krimeve të Komunizmit në Tiranë, si dhe të monumenteve përkujtimore në qytetet e tjera të Shqipërisë”, shkruan Bejko në postimin e tij.

Ora 14:13
Meta kujton masakrën e 2 prillit: Të vendosur për të mbrojtur amanetin e martirëve! Do garantojmë zgjedhje të lira

1680255023_Screenshot2.jpg

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë një reagim për protestën 2 prillit të 1991 ku humbën jetën 4 qytetarë, martirë të demokracisë. Ai hoqi një paralele duke thënë se tani më shumë se kurrë duhet vendosur në vend amaneti i tyre,  të garantuar zgjedhjet dhe votën e lirë, të barabartë dhe të paprekshme. E sipas Metës, kjo do të ndodhë në 14 maj.

“Mirënjohje përjetë kujtimit dhe veprës së katër Martirëve të paharruar të Shkodrës dhe Shqipërisë, Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu e Besnik Ceka, të vrarë pabesisht në 2 prillin e errët të 1991, në mbrojtje të demokracisë dhe zgjedhjeve të lira.
Më të vendosur se kurrë për të mbrojtur me çdo çmim amanetin e tyre për të garantuar zgjedhjet dhe votën e lirë, të barabartë dhe të paprekshme.
Shkodra, zemra dhe frymëzimi për demokracinë, siç e ka dhënë gjithmonë verdiktin do ta japë edhe më 14 Maj lajmin e parë për fitoren e padiskutuar në të gjithë Shqipërinë të pluralizmit politik, të llogaridhënies dhe Lirisë”, shkruan Meta.

B.K./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 03/04/2023 02:37

    Monumenti dhe muzeu e kane vendin ne Shkoder,jo ne Tirane. Sa per diegjen e komitetit e dokumenteve qe u gjeten aty,ka qene nje nga idiotesite me te medha te kohes.Me kujton nje rast ne 98'kur kemi qene gjate nje leksioni,ne UT.Hapet dera dhe nje burre me druajtje pyeti petagogun tone per dicka.Kur u largua,profesori u kthye nga ne dhe na tha se ky ishte nga ata qe po vuanin pasojat e djegjes se institucioneve dhe dokumenteve qe ishin ne to dhe tani e kishin te veshtire te vertetonin ekzistencen e doc.dhe fakteve te ndryshme dhe tani vinin verdalle qe t'i zevendesonin(behej fjale per ngjarjet e 97').Sa dokumente me vlera historike e personale mund te jene djegur e demtuar ate dite ne 91' ne Shkoder?!

    Përgjigju
  • Alb: 02/04/2023 22:57

    Viti 91 kur injoranca dhe krimi more shtetin shqiptare. Dhe ala edhe sote nje dite te mire se kan pa shqiptaret.

    Përgjigju
  • Mentori: 02/04/2023 19:49

    Në Spaç,atje ngrije e bëje Muze!

    Përgjigju
  • Aleks: 02/04/2023 15:33

    Këta tè PD ca kriminelë. shumica idjot. Pyet Salën, Ai e di mire kush vrau né 2 prill 1991 dhe në 21 janar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës