Rënia e Lazaratit, trefishohet 
çmimi i kanabisit dhe marijuanës  

Rënia e Lazaratit, trefishohet <br />çmimi i kanabisit dhe marijuanës  
TIRANË - Bllokimi i Lazaratit dhe operacionet antidrogë në të gjithë vendit gjatë vitit të kaluar dhe gjatë këtij viti kanë rritur çmimet e marijuanës të kanabist apo nënprodukteve të tjera si marijuana çokollatë, apo vaji i hashashit. 

Një vit pas goditjes së Lazaratit, Dukagjinit, zonës së Krujës, Vlorës dhe Tepelenës, të njohura si zona të kultivimit të kanabisit, vlera e tij në treg ka njohur shifra të konsiderueshme. Madje duket se tendenca e rritjes së çmimit po shkon në nivele të tilla sa po i afrohet dhe po konkurron për nga çmimi edhe heroinën.
 
Burime të policisë së shtetit thonë se në operacionet e fundit të kryera prej saj, është mësuar se në rastet e bllokimit të lëndës narkotike kanabis vlera e mallit arrinte në më tepër se dy mijë euro kilogrami. Një fakt i tillë është konfirmuar edhe në operacionin e fundit të realizuar nga zyra e antidrogës së policisë së shtetit në qytetin e Korçës, ku u arrestuan 9 persona dhe u bllokuan 23 kilogramë kanabis.
 
Sipas burimeve të policisë, nga hetimet e kryera dhe nga interceptimet e komunikimeve është mësuar se vlera e mallit shkonte në rreth 50 mijë euro. Burime të policisë thanë për A1 Report se lënda narkotike në këtë rast ishte siguruar në zonën e Laçit, nga grupi i personave të arrestuar.
 
Sipas burimeve të policisë, të arrestuarit synonin ta trafikonin lëndë narkotike në drejtim të Greqisë. Burimet e policisë, japin edhe një listë të çmimeve të shitjes me pakicë të marijuanës, e cila duket se ka futur në “kolaps” shpërndarësit dhe konsumatorët e saj. Sipas burimeve, një gramë shitet me një mijë lekë të reja, dhe një cigare shitet 500 lekë.
 
Më parë një qese farmacie me 4-5 gramë shitej 500 lekë të vjetra. Po kështu sipas burimeve ka pësuar rritje edhe shitja e atyre që mund të quhen nënprodukte të marijuanës apo hashashit, si çokollata, apo vaji.
 
Çmimet e tyre, shkojnë përafërsisht me ato të heroinës e në ndonjë rast edhe kalojnë atë. Hetuesit e policisë së Shtetit thonë se si zona të njohura të shpërndarjes së lëndës narkotike janë identifikuar vazhdimisht zona e Tufinës, Don Boskos, Alliasit, Oxhakut, porcelanit, zonës së Ish- bllokut Vasil Shantos Kombinatit. Të gjitha këto zona të identifikuara nga policia janë bërë shpesh herë objekt i kontrolleve të policisë. 

Të dhënat nga policia/ Çmimet e shitjes me shumicë
Marijuana 2000- 2500 euro kg
Marijuana çokolllatë 4000 euro 
Vaji i hashashit, 4000 euro kg 

Të dhënat nga policia/ Çmimet e shitjes me pakicë 
1 cigare ishte 400 lekë, bëhet 800- 1000 lekë 
1 qese ishte 500 lekë, bëhet 1500 lekë
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Konferenca/ Peleshi: Bardhi e interpreton ndryshe, Parlamenti s’kontrollon vetveten! Duket veprim politik, periudha e zgjedhjeve s’e lejon ngritjen e Komisionit

Konferenca/ Peleshi: Bardhi e interpreton ndryshe, Parlamenti s’kontrollon vetveten! Duket veprim politik, periudha e zgjedhjeve s’e lejon ngritjen e Komisionit