Renia nga kategoria, Josa: Situatë
dramatike, skuadrën e rrëzuam
Në intervistën pas ndeshjes me Vllazninë ku Tirana për herë të parë ra në Kategorinë e Dytë, trajneri kryeqytetas Mirel Josa, dukej i shokuar për atë se çfarë kishte ndodhur.
Në intervistën pas ndeshjes me Vllazninë ku Tirana për herë të parë ra në Kategorinë e Dytë, trajneri kryeqytetas Mirel Josa, dukej i shokuar për atë se çfarë kishte ndodhur.
Në deklaratën e dhënë për “Supersport” Josa u shpreh se për këtë dështimi së bashku me futbollistët i merr të gjitha përgjegjësitë që i takojnë, por jo të gjitha pasi ka dhe faktorë të tjerë. Ai gjithashtu shtoi se do të bëj të pamundërën për t’ju ngritur moralin skuadrës para finales së Kupës ndaj Skënderbeut.
Për rënien nga kategoria “Nuk kam fjalë fare të diskutoj për këtë çështje. E patë vetë, situata në dhomat e zhveshjes ishte shumë shumë dramatike. S’na mbetet gjë tjetër vetëm që të fitojmë psikologjikisht djemtë në mënyrë individualiste. E marrim ne pjesën tonë të fajit sepse skuadrën e rrëzuam, pjesa tjetër t’i mbetet pjesës tjetër që përbën skuadrën.
Më vjen keq për djemtë, për këtë fanellë, s’duhet të shkonte deri këtu, s’duhet të shkonte që Tirana dhe Vllaznia të përplaseshin bashkë në këtë situatë. Vllanzia bëri detyrën, u mundua të mbajë lojën deri në fund në barazim dhe të na godiste me kundërsulm, ndërsa në pjesën e parë ishte më sulmuese. Për futboll nuk mund të flitet shumë, nuk duam të arsyetojmë veten, thjesht dola në këtë intervistë për t’ju respektuar ju si media dhe për të respektuar futbollistët e mi.”
Për lojën e zhvilluar sot “Bëmë disa lëvizje të gabuara në pjesën e parë. Tre qendrat e mesfushës ishin shumë larg zonës kundërshtare ose shumë larg sulmuesit tonë. Pastaj ndryshuam diçka pjesën e dyte duke filluar që në fillim, vendosjen e ndryshuam me futjen e Moise. Efikasiteti duhet të sillte më shumë rrezikshmëri sepse rastet ishin me pikatore.”
Për finalen e Kupës “Në këto momente nuk mendoj për finalen. Do bisedoj me klubin me lojtarët, mund të bisedoj që sot në autobuz gjatë kthimit. Qëndrimi bashkë do na shërbejë për të ngritur anën psikologjike. Unë nuk e mendova kurrë finalen pa siguruar mbijetesën, e cila sot nuk u arrit.”
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?
-
PO
41.6%
-
JO
48.5%
-
NUK E DI
9.9%
Vota total: 3119
Lajme të tjera
-
OKB-ja akuzon Kievin dhe Moskën: Po bëjnë ekzekutime të robërve të luftës
24 Mars, 22:53
-
Në 27 mars përballet me Shqipërinë, Polonia 'bie' në Çeki, mposhtet me rezultatin bindës nga vendasit
24 Mars, 22:45
-
Biden: Kina nuk i ka dhënë armë Rusisë
24 Mars, 22:41
-
Adoleshentët në rrezik nga shpërndarësit e drogës! Tushe dhe Dhori: Prindërit, mësuesit dhe policët të bëhen vigjilentë! Malaj: Stresi i të rinjve vjen nga gjendja ekonomike
24 Mars, 22:29
-
Shkelën Kodin Zgjedhor, KQZ, kërkon gjobitjen e tre kryebashkiakëve socialistë
24 Mars, 22:24
-
FOTOT e rralla të çifteve që u martuan në një ditë me Zogun
24 Mars, 22:08
-
Protesta me simbole ruse në Serbi kundër marrëveshjes së Ohrit! Protestuesit me pankarta: Jo kapitullim! Vuçiç, dorëhiqu!
24 Mars, 22:05
-
'S’ma merrte mendja', Luizi i rrëfen Kiarës si e ndihmoi Benet Beci në momentin e tij më të vështirë (VIDEO)
24 Mars, 22:02
-
Kontraktori amerikan vritet në bazën e Sirisë, SHBA hakmerret kundër objekteve të forcave iraniane
24 Mars, 21:47
-
Luiz Ejlli i tregon Kiarës çfarë do të bëjë sapo të dalë nga shtëpia e Big Brother
24 Mars, 21:44
-
Olta ‘trazon ujërat’, ia thotë në sy Kiarës dhe Kristit: Ju keni shumë kimi bashkë
24 Mars, 21:42
-
Ylli Pata: Arsyet e dyzimit të disa deputetëve të PD drejt Foltores
24 Mars, 21:24