Rënie e fortë e depozitave bankare gjatë marsit 2018

Rënie e fortë e depozitave bankare gjatë marsit 2018

Banka e Shqipërisë

Stoku i depozitave në sistemin bankar në muajin mars ka shënuar një rënie të fortë në muajin mars, duke zbritur në 984 miliardë lekë, me një tkurrje prej 1.2% me bazë mujore, ose 11.2 miliardë lekë më pak se muaji i mëparshëm. Sipas Bankës së Shqipërisë, kjo është tkurrja më e madhe mujore e stokut të kursimeve që nga tetori i vitit 2008, kur u shënua një valë tërheqjesh e depozitave nga bankat, si rrjedhojë e panikut të krijuar nga fillimi i krizës ekonomike globale.

Depozitat në lekë u tkurrën me 6.7 miliardë lekë, të ndikuara nga ulja e kursimeve të bizneseve. Në tkurrje të lehtë kanë qenë dhe kursimet e individëve me afat në lekë, një tendencë kjo që po vazhdon që prej vitit 2012.
Dalja e kursimeve në euro nga bankat vlerësohet dhe si një nga arsyet e nënçmimit të fortë të euros në dy muajt e fundit (shkurt-mars), kur kanë dalë neto nga bankat rreth 80 milionë euro. Me bazë vjetore (mars 2018/mars 2017) stoku i kursimeve ka rënë me 1.5%, performanca më negativeqë pas viteve 90, kur ndryshoi sistemi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit