Reshjet e shiut kanë shkaktuar rënie të gurëve në Qafën e Vishës në Himarë mëngjesin e së hënës, duke e bërë këtë aks rrugor të rrezikshëm për automjetet që qarkullojnë në zonë.
Masivi i gurëve është shkëputur nga shpati përreth dhe ka përfunduar në rrugë.
Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Edhe pse mbrëmjen e së shtunës kishte pasur ndërhyrje për pastrimin e rrugës dhe heqjen e barrierave të dëmtuara, situata është përkeqësuar sërish ditën e sotme.
Komento
Komente









