Rënie në eksportin e zarzavateve, reagon Meta: Premisë e rrezikshme për braktisjen e vendit! Të rritet mbështetja për fermerët dhe të mbrohet prodhimi vendas

Rënie në eksportin e zarzavateve, reagon Meta: Premisë e rrezikshme për braktisjen e vendit! Të rritet mbështetja për fermerët dhe të mbrohet prodhimi vendas

Presidenti Ilir Meta

Premisë e rrezikshme për braktisjen e fshatit dhe të vendit nga pamundësia për prodhim dhe shitje, e ka cilësuar presidenti Ilir Meta lajmin për uljen për herë të parë pas 16 vitesh e eksporteve të perimeve. Meta thotë se është obligim atdhetar, që të ndalet me çdo kush ky trend negativ nga qeveria duke rritur mbështetjen për fermerët dhe mbrojtur prodhimin vendas nga konkurrenca e pamëshirshme dhe e pandershme nga importet.

‘Ulja për herë të parë pas 16 viteve e eksporteve të perimeve, po i heq fermerit dhe bujqësisë tonë një ndër avantazhet e saj të pakta krahasuese në rajon dhe më gjerë.

Pas rrudhjes alarmante të prodhimit blegtoral dhe pakësimit drastik të numrit të krerëve në këto vitet e fundit, ky është një tjetër tregues mjaft shqetësues për nivelin e ulët të mbështetjes së bujqësisë dhe fshatit, për koston e lartë të papërballueshme të prodhimit bujqësor dhe blegtoral.

Kjo është një premisë e rrezikshme për braktisjen e fshatit dhe të vendit nga pamundësia për prodhim dhe shitje.

Është një obligim atdhetar, që të ndalet me çdo kusht ky trend negativ nga Qeveria duke rritur mbështetjen për fermerët dhe mbrojtur prodhimin vendas nga konkurrenca e pamëshirshme dhe e pandershme nga importet.’- shkruan Meta.

Fermerët eksportuan më pak zarzavate në vitin 2021, duke pësuar rënie për herë të parë që prej vitit 2005. Në total, gjatë vitit të kaluar u eksportuan 72,3 milionë euro zarzavate, nga 72.7 milionë euro në 2020, ndërsa importet ishin në vlerën e 20,8 milionë eurove. 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Balili: 20/01/2022 11:54

    Kur ishe ti qeveri i dhe para nga fondet e bujqesise balilit dhe arber cekajt,te benin tregeti me droge,pse nuk u dhe fermereve qe jane njerez punetor,specialite per bujqesine dhe bujqesia nuk do ishte ne kete deregje,qe e katandiset. Pafytyresia nuk ka brire, del kur te pafytyret nuk kane pushtet te vjedhin e diskriminojne njerezit e ndershem e punetor. Behu gati per non grata o cepanak pa tru per te mire,por vetem per te vjedhur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë