Renisi bën bashkë Partizanin dhe Kukësin, lojtarët vendosin lule tek fotoja e tifozit të ndjerë (VIDEO)

TIRANË- Partizani dhe Kukësi lanë për një minutë rivalitetin e tyre për të vendosur lule tek fotoja e tifozit të vogël Renis Muça, i cili ndërroi jetë 3 ditë më parë në Turqi. Tifozi i vogël i Partizanit ishte në koma prej 3 muajsh pas një aksidenti. 

Dhe pse sonte Partizani luan ndaj një rivali kryesor si Kukësi për titull, lojtarët kanë vrapuar drejt tribunës qëndrore, aty ku qëndrojnë dhe tifozët ''Ultras Guerrils'' për të vendosur lulet. Bashkë me ta ishin dhe shokët dhe shoqet e klasës së 14- vjeçarit të ndjerë. Ndërkohë një banderolë u shfaq për nder të Renis Muçës në shkallët e stadiumit ku shkruhej "Pusho i qetë Renis''. 

Ndërkohë Partizani përballet sot ndaj Kukësit në një ndeshje e cila përcakton shumë fatet e Superligës, Të kuqtë kanë shansin të shkëputen me 3 pikë në krye të kampionatit ndërsa verilindorët me një fitore i bashkohen karvanit të skuadrave në krye, Bylisit, Partizanit dhe Tiranës. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Vonesa dhe kontrolle në portin e Vlorës, bllokohet zbarkimi i makinave! Moti i keq pezullon nisjen e tragetit

Vonesa dhe kontrolle në portin e Vlorës, bllokohet zbarkimi i makinave! Moti i keq pezullon nisjen e tragetit