/ATSH-ANSA/ - Italia do të bëjë pjesën e saj në luftën kundër terrorizmit, shkruan në Facebook kryeministri italian, Matteo Renzi.
"Kultura, arsimi dhe hulumtimi janë kufijtë e sfidës kundër ekstremistëve", shkruan ai.
"E vetëdijshme për historinë dhe forcën e saj, Italia do të bëjë pjesën që i takon", shkroi Renzi, duke shtuar një shprehje nga Kënga e 26-të e Ferrit të Dantes, një pasazh i famshëm ku Uliksi plak këshillon njerëzit e tij që ta ndjekin në udhëtimin e fundit të zbulimit.
"Sepse ju nuk jeni krijuar për të jetuar si kafshët, por që të ndiqni dijen dhe virtytet", përfundon Renzi.