STRASBURG - Kryeministri italian, Matteo Renzi, deklaroi hapur mbështetjen për integrimin e vendit tonë në BE, duke thënë se Unioni nuk mund të bëjë dot pa vendet e Mesdheut. Deklarata u bë gjatë fjalës së tij në Parlamentin Evropian, në përfundim të Presidencës së Italisë për BE-në
“Nuk mund të bëjmë pa Shqipërinë, Serbinë, Malin e Zi dhe nuk mund të lejojmë që ky diskutim mbi zgjerimin të udhëhiqet nga frika dhe pasiguria. Në të kundërt do të mbetet në fund të botës që ndryshon me ritme të shpejta.”- tha Renzi duke kërkuar largimin nga frika e zgjerimit të mëtejshëm të BE-së.
Më tej ai ka dhënë një vlerësim se çfarë është Europa, duke theksuar se ai është vendi i së ardhmes.
“Europa duhet të ndryshojë, ose të mbetet prapa. Besoj Europa duhet të ndryshojë kursin në ekonomi ose të mbetemi në fund të një bote që ndryshon me shpejtësi. Për ne Europa është liria. Sipas mendimit tonë, ne jemi duke shkuar në drejtimin e duhur, ndonëse duhet të bëjmë më shumë. Jemi të gatshëm të bëjmë punën tonë, të investojmë me fleksibilitetin tonë. Ne italianët e dimë se sfida jonë nuk është këtu, por në shtëpinë tonë. Besojmë se Europa është vendi i vërtetë i sfidës së të nesërmes. Italia është besnike ndaj mesazhit të qytetërimit dhe do të vazhdojë të punojë për këtë sepse ajo është dhe do të jetë ndër popujt me më pak burokraci”- u shpreh Renzi.
Gjatë fjalës së tij për 25 minuta, Renzi kujton se Europa e ndërtuar vitet e fundit shpesh ka dhënë idenë e të qenurit një Europë e mbështetur në ekonomi, e kufizuar në parametra duke e cilësuar këtë një gabim të kreut të Komisionit Claude Jean Juncker në 6 muajt e fundit të presidencës italiane, e ndërsa ky i fundit përgëzoi punën e Italisë.
Fjala e Renzit u ndërpre disa herë nga duartrokitje por edhe nga kontestime që vinin nga karriget e euroskeptikëve. Ndërsa kreu i Komisionit, Jean Claude Juncker kishte rezervuar një përgëzim për presidencën e Italisë.
“Presidenca italiane ka bërë një punë të mirë dhe shpresoj që qeveria italiane të kujtohet për frymëzimin dhe shpirtin pro-europian. Rroftë Italia.” ”- tha Juncker.
Renzi mbylli fjalën e tij me një falënderim për Presidentin në largim Giorgio Napolitano, që hapur kështu një proces delikat për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.
“Përshëndes Napolitanon, një europian i përkushtuar që për pak orë do të lërë postin e tij... ai ka përballuar vështirësitë gjatë kësaj kohë në Itali me urtësi dhe inteligjencë”. – u shpreh Renzi.
Italia do të ketë deri në fund të këtij muaji presidentin e ri i cili duhet të zgjidhet me një shumicë prej 2/3 nga ligjvënësit italianë, por do të jetë edhe një tregues i fortë mbi ndikimin e partisë qeverisëse të Renzit. Kandidatët e mundshëm për të pasuar Napolitanon janë ish-kryeministri dhe ish-president i Komisionit Europian Romano Prodi si dhe një tjetër ish-kryeministër Xhuliano Amato, të dy kandidatë për presidentë në të kaluarën.
/Shqiptarja.com

VIDEO