Eksperienca e zhvillimit të Shtëpisë së Bardhë është një model për Evropën. Kështu është shprehur kryeministri italian Matteo Renzi duke folur në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin amerikan Barack Obama. 

Kreu i qeverisë italiane tha se “vendi ka nevojë për një periudhë te re rritje dhe investimesh. 

“Në 2014-tën nisëm rritjen por ka ende shumë për të bërë. Lidershipi amerikan është një pikë referimi. Kam besim se në Europë ka marrë fund koha e masave shtrënguese. Për të realizuar objektivat qeveritë duhet të bëjnë reforma”, tha Renzi.

Ndërsa Barack Obama tha se Matteo Renzi është një kryeministër që “ka shumë energji dhe vizion” e që do të shohë zhvillim të vendit të tij. 

“Është një kënaqësi e madhe t’i jap mirëseardhjen Matteo Renzit në Shtëpinë e Bardhë. Madje duhet t’i them mirëserdhe pasi ka qenë dhe më parë si kryebashkiak i zellshëm i Firenzes, ndërsa tani është një kryeministër italian dinamik”, u shpreh Obama.

Presidenti Obama theksoi ndër të tjera kontributin e madh të italianëve në SHBA si dhe theksoi se me Renzin do të bisedonte dhe mbi rritjen ekonomike të Greqisë brenda Eurozonës.
 
Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)