Reparti i dializës në Gjirokastër mes lagështisë dhe suvasë në tokë, pacientët: Kushtet janë mavri

Rreth 55 pacientë trajtohen në repartin e dializës ne spitalin rajonal të Gjirokastrës. Reparti i dializës është i vetmi në qarkun e Gjirokastres në të cilin marrim trajtim pacientët 2-3 herë në javë. Kushtet në kete repart paraqiten jo të mira. Suva të rëna përtokë dhe lagështi në mure. Në kete spital marrin mjekim pacientë me probleme në veshka por kushtet janë shumë larg të qenurit një spital.

Krahas kushteve jo të mira higjeno-sanitare e  sëmundjes qe i rëndon mbi shpatulla pacientet ankohen dhe për mungesën e transportit.

Pacientët e ardhur nga fshati Nepravishtë në Gjirokastër, nga Tepelena apo dhe nga Saranda shprehen të revoltuar se krahas hallit qe i ka zënë me shëndetin, u duhet të ndeshen edhe me mungesën e transportit pasi u paguhet vetëm bileta e linjave urbane dhe në raste të rralla u vendoset në dispozicion autoambulanca.

Të sëmuret thonë se e kanë të pamundur të udhëtojnë me këto linja. Rrjedhimisht janë të detyruar të sigurojnë taksinë për transport por pacientët shprehen se nuk mund të përballojnë dot koston e lartë.

“Një pension që marr e le me taksi Tepelenë-Vënç, se jam nga fshati do 1 orë e gjysëm të ikësh me këmbë, vetëm transportin duam, këtë kemi problem”, tha një pacient.

“Që të eci një i sëmurë, të bëjë dializë 1 ditë po njëherë jo, dhe të ecësh me këmbë, nuk di, s’kemi as doktor e kemi ngritur këtë shqetësim. Kushtet janë mavri”, tha një pacient

Një tjetër problem është edhe mungesa e mjekëve specialistë në këtë repart. Rreth 20 pacientë nga Saranda marrin trajtim në spitalin e Gjirokastrës ata kërkojnë që të ndërtohet reparti i dializës edhe në Sarandë pasi nuk mund të përballojë rrugën e gjatë.

“Të na bëhet dializa në Sarandë jemi më shumë si numër, mbi 15 kemi dhe Filatin që bëhemi mbi 20, ne jemi më shumë se në Gjirokastër, të bëhet atje pse këtu”, tha një tjetër pacient. Burime për Report Tv bëjnë me dije që edhe pse ështe ngritur shumë herë si problematikë për kushtet jo të mira në spital e vetmja ndërhyrje që është bërë ështe lyrja e mureve me gëlqere.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Rezultati në Shkodër nëse do votohej sot, garë e fortë PD-PS, socialistët më të preferuar në Shqipëri, demokratët në emigracion

Sondazhi/ Rezultati në Shkodër nëse do votohej sot, garë e fortë PD-PS, socialistët më të preferuar në Shqipëri, demokratët në emigracion