Këngëtari kosovar, Feronit Shabani i njohur emrin artistik si “Fero”, ka bërë një postim në profilin e tij në “Instagram” ku njofton se ka vendosur që të heq dorë përfundimisht nga muzika. Postimin e pazakontë të tij, Fero e ka shoqëruar edhe me një fotografi ku shihet me mjekër dhe duke treguar pendesën e tij për këngët dhe jetën që bënte dikur.
“Përshëndetje miq , deshta t’ju njoftoj se kohëve të fundit kam pasur disa sfida në jetën time , të cilat me ndihmën e Allahut i kam kalu. Unë kam vendosur që përfundimisht të largohem prej muzikës, arsyeja kryesore është se kohëve të fundit kam studiuar rreth Fejës Islame dhe më është bërë e çartë se muzika është e ndaluar në islam. Për këtë arsye kam vendosur që ta lë muzikën dhe t’i përkushtona fejës islame dhe familjes time.
Unë dua t’ju njoftoj se falem 5 herë në ditë, dhe pendohem te Allahu Krijuesi i gjithësisë për çdo këngë që e kam kënduar
Dhe çdo tekst që e kam shkruar, pastaj i kërkoj falje familjes time dhe gjithëkujt që i kam bë padrejtësi , ju kërkoj që t’ma bëni hallall.
Unë kam një mesazh për çdo kënd që dëgjon këngët e mija le t’i fshin ato këngë ose mos t’i dëgjon asniher, le të largohet nga kjo gjë e kotë.
Secili njeri është i lirë të zgjedh mënyrën se si ta jeton jetën e tij.
Gjithashtu ju thërras të gjithë juve që të falni namazin ndiqni shembullin tim të udhëzimit dhe të largoni nga shembulli i devijimit
E di se do të ketë njerëz që do t’më paragjykojnë , do të thonë se a e dini se çfarë mëkate ke bë etj etj mirëpo mua më mjafton fjala e Allahut të Lartësuar: “Thuaj: “O robërit e Mi, ju që e keni ngarkuar veten me shumë gabime, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së Allahut, se vërtet Allahu i fal të gjitha mëkatet.”
Ez Zumer 53. Me respekt Feronit Shabani.”- shkruan Fero.
Kujtojmë se pak kohë më parë, reperi i njohur, Fero Fera është akuzuar nga bashkëshortja e tij Arbenita Ismajli se është dhunuar dhe e kërcënuar me jetë. Ata janë prindër të një vajze që quhet Ina.
Si urdheron,ashtu do veprojme. Keshillat Tuaja jane shume te vlefshme , Sepse ngaqe ke gabuar kaq shume ne jete do te thote qe "ben gjithmone gjene e duhur". Don me u ba interesant, sepse besimtar i mire dhe i devotshem duhet pune e madhe me u ba dhe nuk behesh se ke pare enderr te frikshme.
PërgjigjuO mbetje otomane ju te kosoves jeni fanatik te papar hajdeni nga veriu i shqperise tju bajm katolik siq keni qen para 550 vitesh o trushpalar
PërgjigjuSa kane ikur per lesh si puna jote .. pa fund... mjafton te futesh fene ne tru ike per lesh.
PërgjigjuTy pak ne goje me te dhi, se per sen s'i duhesh as dreqit, o llum
Shiqoni fytyren e …
PërgjigjuAman ta shohim nje here ate surratin tend, o m.... m....ti