Reperi Noizy përkrah publikisht fushatën e PS në Tiranë: Ato që keni bërë për Shqipërinë këto 8 vjet për t’u admiruar, duhet të ecim përpara
Rigels Rajku dhe Erion Veliaj
Rigels Rajku, i njohur me emrin e tij të artit edhe si Noizy, i është bashkuar fushatës së Partisë Socialiste. Këngëtari i mirënjohur dhe mjaft i dashur për pubikun është shfaqur përkrah kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj, i cili drejton të gjithë fushatën e PS së qarkut të Tiranës në një prej takimeve elektorale të zhvilluara në Kavajë. Reperi i famshëm ka deklaruar se Shqipëria nuk mund të ndalojë, as të kthehet mbrapsht, por duhet të vazhdojë përpara në rrugën e shtruar në këto 8 vite nga socialistët, teksa nuk e ka fshehur mbështetjen edhe personale ndaj kryebashkiakut të Tiranës.
“Është koha që të ecim përpara! Nuk kemi mundësinë ne si shqiptarë të kthehemi mbrapa. Ne jemi një shtet që po ndërtohemi përditë dhe rinia është një nga gjërat më kryesore që duhet të mbështesim. Siç e tha edhe Lali Eri që duhet të punojmë fort, duhet të kemi vetëm pozitivitet në jetën tonë. Unë kam pasur mbështetje jo vetëm nga ana politike, por edhe si shok dhe prandaj kam ardhur sot këtu ta suportoj. T’i them që, ato që keni bërë për Shqipërinë këto 8 vjet kanë qenë me të vërtetë për t’u admiruar, diçka që Shqipëria ka pasur nevojë faktikisht. Uroj që ta fitoni, sepse siç e thashë, mbrapa nuk mund të shkojmë. Është koha për të ecur vetëm më përpara dhe këtë mund ta bëni mirë vetëm ju. Paçi fat dhe ju faleminderit të gjithëve që e suportoni mikun tim, shokun tim Erionin”, u shpreh ylli i repit Rigels Rajku.
Kryebashkiaku Veliaj, duke vlerësuar për mbshtetjen edhe publike që po i jep Partisë Socialiste u shpreh se Noizy është produkt i artistëve që ia kanë dalë vetë në jetë.
“Është produkt i atij që ia del vetë, i atij që shkon në emigracion, i atij që punon fort, i atij që frymëzon njerëz, i atij që nuk dorëzohet kurrë,” tha Veliaj duke e ciësuar një shembull frymëzimi për të gjithë ata që besojnë se në Shqipëri po të punosh cdo ditë dhe të mos dorëzohesh, mund t’ia dalësh dhe të kesh një histori suksesi.
//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
13.9%
-
Të gabuar
83.1%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 2818
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Magjia e Krishtlindjeve, qindra qytetarë shijojnë koncertin festiv në sheshin 'Skënderbej'! Veliaj: Kemi transformuar Tiranën
24 Dhjetor, 19:35
-
Vigjilja e Krishtlindjeve sjell trafik të rënduar në Tiranë e Vlorë, dyndje mjetesh në hyrje dhe dalje të kryeqytetit (VIDEO)
24 Dhjetor, 18:01
-
Protesta/ PD kallëzon në SPAK dhe te Prokuroria e Tiranës ministrin Hoxha, kryepolicin Proda dhe zinxhirin komandues: Ushtruan dhunë! (DOKUMENTI)
24 Dhjetor, 16:59
-
Gjykata Kushtetuese rrëzon ankimimin e partive të vogla për Kodin Zgjedhor: Pretendime të pabazuara, nuk cenohet barazia para ligjit (VENDIMI)
24 Dhjetor, 16:23
-
Trafiku i rënduar, Report Tv sjell pamjet me dron, dyndje mjetesh në rrugët kryesore të Tiranës
24 Dhjetor, 16:19
-
Trafik i rënduar në aksin Tiranë-Elbasan, shqiptarët drejt Pogradecit e Korçës për festat e fundvitit
24 Dhjetor, 15:44
-
Kryeministri Rama ndan medaljet për 188 nxënës ekselentë: Jeni heronjtë e mi, ju kam zili! Manastirliu: Kini guxim të ëndërroni
24 Dhjetor, 11:59
-
Tiranë/ 22 vjeçari arrestohet brenda parkingut në QSUT, kapet me rreth 900 gr kokainë! I sekuestrohet municion luftarak në banesë
24 Dhjetor, 11:49
-
VIDEO/ 'Motërq***, b***q, a i çon lekë fëmijës... Hë e more rrogën sot?', Belind Këlliçi dështon sërish, nuk mbledh dot militantë e i hakërrehet policëve
24 Dhjetor, 11:36
-
Festat e fundvitit, fëmijët dhe prindërit e skuadrës së kryeministrisë festojnë së bashku
24 Dhjetor, 08:19
-
Tiranë/ Digjen 3 autobusë gjatë natës tek Ish-Uzina e Autotraktorit (VIDEO)
24 Dhjetor, 08:09
-
Mero Baze: Një hakmarrje ndaj qytetarëve që e kanë braktisur
24 Dhjetor, 07:02