Përmes një postimi në Facebook kryeministri kërkon ndihëm e qytetarëve për të zgjedhur këngën për fushatën e Partisë Socialiste, duke i premtuar edhe çmime sipas renditjes së fituesve.
Si çdo postim tjetër edhe këtë radhë statusi i kryeministrit ka ngjallur kureshtjen e shumë komentuesve në rrjetin social.
Pavarësisht komenteve ngacmuese, Rama i është përgjigjur ndjekësve të tij në Facebook.
Komentuesi: E vetmja here qe nuk te besoj për punën e fanellave jo për gjë por do besh me hile dhe do ja japësh ndoj tifozi juventin =D Prego per voi mercoledi a Camp Nou.
Rama: 4 gola Juves është si te bjeri daci katër here ne kos😂 Megjithatë ç’do gjë bën vaki, po ti apliko se kushedi fiton bluzën e Messit😀

(Përgjigjet e kryeministrit me komentuesit)
Statusi i Ramës për muzikën e fushatës
ZGJIDHNI MUZIKËN E LUFTËS PËR SH
❤IPËRINË QË DUAM
🇦🇱
💪
🇪🇺
Na jepni një mendje për këngën që do na shoqërojë në rrugëtimin drejt fitores së 18 qershorit
🙏 Mes propozuesve të këngës fituese do të hidhet një short në ERTV dhe kush fiton do marrë të firmosur një bluzë të dedikuar, nga lojtari i tij apo i saj i zemrës në Champions
😀
👍
✌
💪
⚽
I dyti do marrë bluzën e autorit të golit të parë në Finalen e Champions këtë vit
😀
👍
✌
👍
⚽
Dhe i treti do marrë një bluzë të fushatës të firmosur nga unë dhe skuadra e re e deputetëve socialistë të qytetit të tij
😀
❤
🌹
Ndërsa i katërti do marrë një kravatë timen për ngushëllim
😜
❤
Të tjerët që kanë zgjedhur këngën fituese do marrin bluzën e fushatës me firmën time
😀
❤
Dhe gjithë pjesëmarrësit do marrin byzylykun plastik të fushatës
😍

(Statusi i Ramës për muzikën e fushatës zgjedhore)
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com







