TIRANË - Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka komentur në Facebook mbi kycjen ne sirtaret e pasuesit te saj, Ilir Meta te dekretimit prej disa javesh të dy gjykatesve per ne Gjykaten e Larte!
"Kryetari i Kuvendit i ka kycur ne sirtaret e tij, ne kundershtim me rregulloren e Kuvendit ,qe e detyron t'i kaloje menjehere ne komisionin pergjegjes te ligjeve dhe pastaj ne seance plenare!", shkruan Topalli.
Me tej ajo shton se "ligji nuk vlen me as ne Parlament! Antiligji dhe antishteti jane sot ne fuqi! Brutaliteti, urrejtja dhe hakmarrja eshte kauza e tyre!! Kjo maxhorance po rrokulliset cdo dite e me shume drejt delegjitimimit!".
I menjehershem ka qene reagimi i zyres se Kryetarit te Kuvendit, Meta. Nepermjet zedhenesit te tij, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë u vu në dijeni për deklaratën e deputetes zonjës Jozefina Topalli në rrjetin social Facebook.
dhe me keqardhje informon se deputetja Topalli gabon në raportin e saj me të vërtetën, i cili është i pasaktë. "Informojmë publikun se zonja Topalli mund të mësonte pranë Kryesisë së Kuvendit se dekretet e Presidentit të Republikës kanë vetëm tre javë që kanë mbërritur në zyrën e Kryetarit të Kuvendit", thuhet ne fillim.
Zonja Topalli duhet të dinte se sipas nenit 136, pika 1 e Kushtetutës; dhe rregullores së Kuvendit, neni 111, pika 6, Kryetari i Kuvendit duhet t’i përcjellë këto dekrete në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Dhe kështu ka ndodhur. Ky komision, duhet të shqyrtojë dhe hartojë raportin përkatës brenda tetë javëve. Kuvendi i Shqipërisë është i detyruar ta shqyrtojë këtë raport për të dhënë pëlqimin brenda një jave nga përfundimi i tij dhe ta përfshijë në rendin e ditës.Koha kur dekretet e dikurshme presidenciale kyçeshin apo më keq akoma, syrgjynoseshin në sirtaret e Kryesisë së Kuvendit, ka mbaruar përfundimisht.
"Zëdhënësi është i autorizuar të konfirmojë se nuk do të ketë ripërsëritje të praktikave të tilla të gabuara, jo transparente dhe jo demokratike të së shkuarës. I gjithë ky sqarim pasaktësie nuk do të kishte ndodhur, nëse zonja Topalli do të kishte pasur durimin, detyrimin dhe mirësinë për të kërkuar shpjegime në rrugë zyrtare apo qoftë dhe informale, nëse do të dëshironte që të përmirësonte raportin e saj me të vërtetën. Sqarimi i mundshëm i rrethanave të vërteta mbi dy dekretet e cituara, do ta ndihmonte zonjën Topalli që të mos dilte në konkluzione gabuara politikisht dhe juridikisht", përfundon përgjigja.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com