Replikat/ Berisha-Spiropalit: Te Erioni do shkosh edhe ti, delikuente! Kryetarja e Kuvendit: Mos përfito që jam në foltore, përgjigjen ta jepja ndryshe

Kryetari i PD, Sali Berisha kërkonte me ngulm, fjalën në Kuvend edhe pasi i mbaroi radha e tij. Ky moment krijoi debate mes tij dhe kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali.

Berisha i tha se do përfundojë tek Erioni, ndërsa kryeparlamenatrja i tha se përgjigjen do t’ia jepte ndryshe po të mos ishte e ulur në atë foltore.

Berisha: Te Erioni do shkosh edhe ti.

Spiropali-Berishës: Mos përfito qe jam në foltore se ta jepja përgjigjen ndryshe

Berisha: Elisa, pëllumbesha më lë të flas mos mi merr minutat.

Berisha: Je një delikuente.

Spiropali: Ju tërheq vëmendjen, s’mund ta përdorni atë gjuhë.

Berisha: Mos ndërhy pra.


Lajmi kryesor:

Kuvend/ Debate për arrestimin e Veliajt! Berisha: Të dorëhiqet Rama: Majko: Ne nuk akuzuam Dumanin si mercenar, apo SPAK si organizatë kriminale


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 1 Prill, 10:16

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?



×

Lajmi i fundit

Habit Berisha: Themelet e shtëpisë së Ramës janë 57 metra, kjo është në kundërshti me ligjet

Habit Berisha: Themelet e shtëpisë së Ramës janë 57 metra, kjo është në kundërshti me ligjet