REPLIKAT/ Policia në Kuvend, ministri: Bëri detyrën! Bardhi: Ushtar i bandave të Durrësit! Yt vëlla do të marrë në qafë veten dhe Ballukun

Në Kuvend pati debate edhe për incident me policinë, ku oforcat e FNSH u futën në Kuvend kur ende deputetët ishin në oborr më 17 tetor. Bardhi tha se futën Policinë në kuvend, në një kohë kur ky institucion ruhet nga Garda.

Përgjigja i erdhi nga ministri i Brendshëm Ervin Hoxha i cili tha se Policia zbatoi detyrën, pasi turma po shkonte drejt Kuvendit. Bardhi e quajti ushtar të bandave të Durrësit, ndërsa hodhi akuza ndaj vëllai të ministrit duke thënë se vjedh paratë e shqiptarëve në OSHEE. Sipas Bardhit, ai do të marrë në qafë veten dhe ministren Belinda Balluku. 

Bardhi: Peleshit: Guxuat futët Policinë e Shtetit në Kuvend dhe i thoni gjykatave të republikës që nuk paskan të drejtë të futen në veprimtarinë e Kuvendit.

Hoxha: Në pikëpamjen e analizës psikokriminale që kam për shkak të detyrës t’i futesh te njerëzit gënjeshtar. Tani që ti gënjen dhe akuzon dhe pastaj i beson atyre që akuzon kjo është e vërtetë. Policia ka bërë detyrën. S’ka hyrë në Kuvend. Turma që drejtohej nga ty po sillej drejt institucionet kushtuese. Policia ishte në detyrë dhe mbrojti kuvendin.

Bardhi: Turmë je ti dhe çeta e hajdutëve që të rrethon ty dhe tët vëlla që do marrë në qafë veten dhe Ballukun bashkë me të. Është një hajdut në OSHEE që vjedh paratë e shqiptarëve. Ju jeni tufë dhe jo ne. Nuk e di në lexove SMS- që të kishte dërguar Rama apo banda e Durrësit, ushtari i së cilës je ti. Je një njeri ushtar i bandave të Durrësit që me marrëveshje me njëra tjetrën të kanë zgjedhur ty si ministër i brendshëm. Kjo është një e vërtetë e madhe që e dinë mirë kolegët e PS, e dinë mirë që ke shkuar dhe shkon i falesh bandash së Durrësit. Përfaqësues i tyre je ti, mos guxo më kurrë të më drejtohesh mua e deputetëve të opozitës me epitete se zotërote ne mund të vëmë nja 20 epitete të merituara. S’ka punë policia e shtetit në Kuvend, po ti o i shërben ligjit, o krimit, ti e kë bërë zgjedhjen, i shërben krimit.

Bardhi-Ballukut: Dhe ti zonjë shkarkoje vëllain e atij, mos mbani hajdutë atje.


Lajmi kryesor:

LIVE- Kuvend/ Gjykata rikthen PD në sallë, Bardhi- Spiropalit: Jep dorëheqjen, na dënove pa ligj! Peleshi: Dy standarde, kur s'u pëlqen vendimi digjni karrige


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    6 Nëntor, 09:49

    Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?



×

Lajmi i fundit

Kërkoi lirimin nga qelia, GJKKO rrëzon kërkesën e financierit të 'Habilajve', Nezar Seiti

Kërkoi lirimin nga qelia, GJKKO rrëzon kërkesën e financierit të 'Habilajve', Nezar Seiti