TIRANE - Kryeministri Edi Rama u ka kthyer përgjigje qytetarëve që kanë komentuar në faqen e tij në "Facebook". Ajo që vihet re është fakti se kryeministri u kthen përgjigje kryesisht komentuesve që kritikojnë në statuset e tij.
Në reagimin e Ramës pas fitores së kandidatit të majtë Ilia Stefo në Kolonjë, një qytetar i identifikuar si Niku Niku ka shkruar: “Ncncnc s'ke faj ti mer burr por faj kan ato delet qe votojnë per ty, ti je ai njeri qe po i con Shqipetaret drejt shkatërrimit ke menduar naj taks tjeter per te rritur??”.
Nga ana e tij, kryeministri ka theksuar se "Populli s’ka qenë s’është e s’mund të jetë kurrë dele".
“Niku, kujdes mendjen mik i dashur se eshte gje e madhe mendja Niku. Populli s’ka qene s’eshte e s’mund te jete kurre dele, mjere kush e mendon kete…”
Komentuesi e ka argumentuar komentin e tij të parë me pakënaqësitë e tij për rritje taksash, duke shkruar me ironi: "Pyes veten mos do vendosni naj taksë për fjetjen me gruan".
“Z.Edi Rama jan dhe me keq madje,rritet energjine, rritet siguracionin e makinave (kur rruget ku ecim jan si mos me keq) vendin e mbushet plot me bar rritet aksizen e cigareve tani mendoni te rrisni dhe gazin pyes veten mos do vendosni naj taks për fjetjen me gruan se ajo ju ka mbetur.”- shkruan qytetari në Facebook-un e kryeministrit Rama.

(er.nu/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com