Replikat Rama-Topalli, ja përgjigjia
e saj për “shkopin” e Flamurit

Replikat Rama-Topalli, ja përgjigjia<br />e saj për “shkopin” e Flamurit
Në seancën e sotme plenare kryeministri i vendit ka replikuar jo pak me ish-kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli ku i ka thënë kësaj të fundit që denoncimin e Flamur Nokës, për avionin e rrëzuar në Ishëm, nuk duhet ta tundë si ‘shkop’ ndërkohë që kjo e fundit i ka thënë se atë do t’ia tregojë ambasadorit amerikan Donald Lu.

Foton do t’ia tregoj ambasadorit amerikan dhe do t’i shpjegoi me durim se kush është Al Capone i Shqipërisë”, tha Topalli, lidhur me rrëzimin e avionit duke shtuar se “Ku do shkojë Shqipëria, një Kolumbi? Kam një pyetje z. kryeministër, kur i ofrojnë droge djalit tënd, çfarë bën? Po fëmijët e shqiptarëve të kujt janë? Droga është shkatërrimi i një shoqëri, është fundi i kombi tonë. Mos u gëzoni! Ishte koha dhe është për të bërë një betejë të gjithë bashkë kundër helmit që po mbroni dhe që nis mbrojtja nga kryeministri ynë. Ky nuk ndryshon, ky është peng i krimit, e ka emrin Al Capone. A e dini me kë hëngri darke në Shkodër, me Armando Prengën, Tom Doshin, me shokët e tij. Ju socialist nuk jeni si Prenga etj”, tha Topalli në Kuvend.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron