TIRANË - Më 20 janar Donald Trump do të hyjë në Shtëpinë e Bardhë, pas fitores në zgjedhjet e 5 nëntorit ku përballë kishte zv.presidenten Kamala Harris.
Trump ka premtuar shumë ndryshime në presidencën e tij lidhur me axhendën ndërkombëtare, teksa po flitet për një rend të ri botëror. Polemikat i hapi pak ditë më parë, duke folur për pretendime ndaj Kanadasë, Groenlandës dhe Kanalit të Panamasë. Më shumë u diskutua në ‘Repolitix’ me ftuarit e Denis Mingës.
Artur Meçollari, ish-zëvënës komandant i florës detare, shprehet se deri më tani premtimet dhe pretendimet e Trump janë ende mediatike.
'Duhet të zgjidhi së pari Ukrainën. Qendra e gravitetit të politikës ndërkombëtare. Aty varet fati i rendit botëror. Një avantazh i Rusisë do jetë një lloj ndryshimi i rendit botëror. Presidenti ende nuk ka vajtur në zyrë. Të gjitha janë mediatike. Kur të hyjë në zyrë do e shohim në hartimin e politikave në formulimin e strategjisë së sigurisë kombëtare. Do shohim vizionin e tij.'
Kreu i LRE, Arjan Galdini thotë se me ardhjen e Trump është hapur Kutia e Pandorës dhe këtë e tregoi rasti i Sirisë.
'Ajo që është e dukshme se presidenca Trump ka filluar e furishme ende pa hyrë në zyrë. Janë ridimensionuar shumë elementë. Ajo që ndodhi në Siri efekte i bujshëm i Trump. Një president që ka një projekt të qartë. Efektet do të jenë të menjëhershme. Rasti i Ukrainës, ka nisur të vendoset në tryezë. Po përgatitet takimi me Putin, do të thotë që çështja e ka marrë pjesën më të madhe të aprovimit. Kur perandorët ulen në çadër, ka mbaruar. Flasim për një moment kur janë tejkaluar shumë barriera. Agresioni i Rusisë ishte thyerje e çdo parimi. Mizori e pashoqe.
Po mendoja se ndoshta nuk e morën seriozisht atë që tha Papa para 1 viti se lufta e tretë ka filluar. Bëhet në rajone të ndryshme. Deklarata për Groenlandën Panamanë rendi global ka ndryshuar. Është hapur kutia e Pandorës. Hera e parë që drejtuesit e shteteve flasin për ndryshime kufijsh kaq haptazi. Kur hapet kjo temë gjërat do ndryshojnë çështje pas çështje. Rasti i Sirisë tregoi se diku është lëshuar në marrëveshje. Krimea e rëndësishme për Rusinë. Ka popullsi tartare, të ndikuar nga Turqia. Një presidencë e furishme që do e bëjë botën si nuk ka qenë deri më sot.'
Analisti Endri Tafani thekson se Trump ka dhe një sfidë të hapur ndaj axhendës së ekstremit të majtë në perëndim Woke.
'Groenlandë, Panama, Kanada i ka sajuar Trump. Nuk janë sfida botërore. Duhet kuptuar, është biznesmen që e mban pazarin lart për të mbajtur diçka tjetër. Për Panamën i bën presion që firmat të favorizohen në kanal. Këto janë synime imperialiste. Nuk mendoj se me Groenlandë dhe Kanada të ndodhi diçka e tillë. Aleanca e Brazil, Rusi, Kinë, Afrikë e Jugut, Egjipt, Arabi, po bëhet një realitet BRICS. Kërcënon dollarin. Nëse këto vende përfaqësojnë numrin më të madh të popullsisë. Me ekonomi në ekspansion ndryshojnë balancat ekonomi.
Afrika ka një prirje për lindjen për shkak të revolucioneve që kanë ndodhur. Në të ardhmen nëse ke dy blloqe të mëdhaja. Janë perëndimi dhe pjesa tjetër Afrika dhe Azia. Kjo është një nga sfidat që duhet të bëjë ballë. Sfida tjetër është axhenda woke. Axhendë perëndimore. Trump e ka bërë të qartë se do ndërhyjë në kurrikula. Mund të ketë ndikim në të ardhmen. Ideja e Trump duhet të ndryshojmë këtë nga shkolla që brezi që vjen të mos ketë më këtë problematikë përballë. Një ndryshim i kësaj axhende ndryshon rolin e perëndimit në botën që do dali.'
Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Redion Qiriazi nënvizon se Trump do e ketë sfidën më të madhe me Kinën dhe influencën e tij në çështjet strategjike.
'Mendoj se Kina është pika më e rëndësishme, pastaj Lindja e Mesme. Qëllimi është izolimi i mëtejshëm i Rusisë dhe reduktimi për të pasur një ekonomi vibrante. Ndërsa Kina, nëse shikojmë retorikën dhe emërimet, kemi individë që kanë qasje të zëshme ndaj Kinës. Kanë qenë të zëshëm për një Amerikë agresive ndaj Kinës. Se si Kina po zë vendin e Amerikës në çështjet strategjike. Një arsye pse Kina, edhe gjatë fushatës e theksoi vendosjen e tarifave, ndalimin e tiktok. Vendosjen e rregullave për të kontrolluar aftësinë e shteteve për të vendosur satelitë në hapësirë. Më shumë ka në fokus zgjerimin e saj ekonomik.'
Arian Galdini thekson në Repolitix se ardhja e Trump do i kushtojë shumë klasës politike shqiptare.
Sipas tij, SPAK do jetë më prezent dhe politikanët e lartë do e ndjejnë më shumë goditjen e këtij institucioni.
'E them pa asnjë ngurrim. Presidenca Trump do u dalë shumë më shtrenjtë se e kanë menduar këta. Presidenca Trump, natyra e tij avancon axhenda të forta dhe qëllime që janë të padeklaruar në atë që thuhet, do ti përdor politikanë shqiptarë si gur shahu. Do përdoren një e nga një. Kemi patur një drejtësi që kafshonte si milingona. Kemi pritur gojën e madhe të SPAK ti kafshonte të tërë. Ajo që dua të them, për Sali Berishën, Edi Ramën për çdo aktor politik, kur nuk janë aktorë parësorë, janë të sakrifikueshëm. SPAK do jetë trokitje. Po çon frikën në dyert e politikanëve shqiptarë. Vetëm momenti tak tak po vjen SPAK.'
Sipas Endri Tafanit, pretendimet territoriale ndaj Kanadasë apo Groenlandës, të Trump vijnë ngaqë ai nuk e njeh gjeo-politikën, por flet si një biznesmen.
Në 'Repolitix', analisti thekson për Denis Mingën se presidenti Trump lidhur me Ukrainën, vetëm mund të ndërpres ndihmat ndaj saj.
'Trump është biznesmen dhe nuk i ka të qartë konceptet e gjeo politikës. Trump vetë ka qenë demokrat. Dhe vuri re një pakënaqësi mes republikanëve dhe kandidoi aty. Midis tyre ishin të influencuar nga propaganda ruse. filloi të jepte deklarata që unë zgjidh këtë çështje për 24 orë. Kur vjen puna pastaj deklaratat janë të ndryshme. Trump i fushatës është ndryshe nga Trump në pushtet. Marrëveshje që mund të bëjë, Biden ka pasur një projekt që Ukrainë të kishte formulë me Gjermaninë perëndimore.
Zona e pushtuar nga Rusia të qëndrojnë ashtu siç janë pa u njohur nga perëndimi. Të vendosen trupa paqeruajtëse dhe Ukrainës ti jepen garanci duke vendosur në NATO me këto kufizoj që në të ardhmen të përfshihet me kufijtë e tjera. Kjo formulë pati problemet e veta. Nuk donte Gjermania me Scholz. Problemi aty që nëse ajo pjesë e Ukrainës i lihet Rusisë dhe vendoset marrëveshje, është armëpushim. E vetmja gjë që mund të ketë Trump është politika e jashtme që mund të ndërpres ndihmat për Ukrainën.'
Arian Galdini mendon se me ardhjen e Trump do të ketë një marrëveshje me Vladimir Putin lidhur me luftën në Ukrainë. Galdini thekson në 'Repolitix' se Ukraina do humbasë 40% të territorit.
Pjesa tjetër e Ukrainës do jetë shteti i askujt, në dorë të mafies dhe krimit derisa të ringrihet.
Galdini: Ukraina do humbasë territore. Mendoj se 40% e territorit do humbet. Pjesa tjetër do jetë një nobody state. Në kërcënimin e mafies, grupeve kriminale. Derisa të rindërtohet.
Meçollari: Kandidati i tij për prokurori të përgjithshëm u tërhoq, se e dinte që nuk do pranohej në senat.
Galdini: Xi Ping është i ftuari i parë i Trump në inaugurim.