Pak orë para protestës që do të zhvillohet nesër në Tiranë, deputeti i PD, Luçiano Boçi i ftuar në emisionin Repolitix në Report Tv ftoi qytetarët që t’i bashkohen opozitës nesër në shesh, pasi Rama sipas tij po shkon drejt sundimit të vendit. “
Nisja e protestës pretendohet të jetë më herët nga forumet rinore me inskenime. Më pas do të kulmojë me ardhjen e fluksit të qytetarëve në sheshin para Kryeministrisë. Është protestë më shumë e qytetarëve sesa e opozitës. Do të ketë edhe qytetarë që do të flasin në protestë, do të shprehin shqetësimet e tyre.
Kërkesa është për një qeveri anti-mafia, që është baza e reformës zgjedhore. Qëllimi është që t’i thuhet ndal rrugës së Ramës për të sunduar këtë vend. Rama po ndjek hapat për të shkuar drejt sundimit të vendit, po kap të gjitha institucionet, përfshirë edhe FSHF. Nuk është vetëm Duka kandidat, është edhe një grua dhe një kandidat tjetër” tha ai.
Në të njëjtën linjë me Boçin, ishte edhe deputeti i LSI, Haxhinasto. Ai u shpreh se vendi nuk ka siguri ligjore dhe Kushtetuese, ndërsa janë qytetarët ata që do të vendosin për të korrigjuar raportet e prishura. “Simpatizantët do të bashkohen dhe do të vazhdojnë programin sikur është përgatitur. Partitë pozicionohen në bazë të interesave të qytetarëve.
Sovrani ka momentin për të shprehur vullnetin dhe për të korrigjuar raportet e prishura. Protesta është mëse normale, pritet një përfaqësim i madh. Protesta është e shëndetshme edhe për shumicën”. Për gazetarin Ilir Yzeiri, protesta e nesërme është më tepër një zemërim i liderëve të opozitës sesa i militantëve. “Më duket më tepër një zemërim i Monika Kryemadhit sesa militantëve”. Megjithatë, Yzeri theksoi se nesër do të marrë pjesë në protestë. “Në protestë do të shkoj, pasi është manifestim festiv, por forcat politike janë pa sistem referimi”.
Por deputeti i PD, replikoi duke deklaruar se arsyet e protestës janë disa, mes tyre edhe fakti që me këtë qeveri në Shqipëri nuk ka të ardhme. “Rama e ka blerë pushtetin, si mall në pazar. Nuk e bleu me zgjedhje, e thotë OSBE. Ne kemi një revoltë për mënyrën si u zgjodh Arta Marku, kjo ishte nisje e shkëndijës. Jemi me LSI, po! Nuk kanë lidhje përjetimet nga fushata, nuk jemi te aleanca e qelbësirave, por e vlerave. Sot kemi parime dhe ideale të përbashkëta’ deklaroi ai. Protesta e opozitës do të zhvillohet nesër në orën 12:00 para godinës së Kryeministrisë.
d.b/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?
-
Po
43.3%
-
Jo
54.2%
-
Nuk e di
2.5%
Vota total: 9661
Lajme të tjera
-
Xhaçka pret zyrtaren e Lartë të OSBE-së: Të bëjmë çmos për llogaridhënien e Rusisë për krimet e luftës! Schmid: Qasja e Shqipërisë ndaj Ukrainës, për t’u vlerësuar
24 Mars, 11:38
-
Zgjedhjet vendore, sekretarja e Përgjithshme e OSBE-së mbërrin nesër në Tiranë, pritet të takohet me Begajn, Ramën e Xhaçkën
23 Mars, 14:18
-
'Vendoret'/ Celibashi: S'ka reklama falas për partitë, asnjë rregullim ligjor për mediat online! Ambasadori i OSBE: Financimi në televizione të monitorohet
20 Mars, 10:17
-
‘Vendoret’/ Celibashi thirrje partive politike: Kandidatët të mos kenë rekorde kriminale! Ambasadori De Santics: Shqipëria ka bërë progres por ka ende pune
16 Mars, 10:16
-
Zgjedhjet e 14 majit, prezenca e OSBE-së takim me ndërkombëtarët dhe Celibashin
15 Mars, 18:30
-
Zgjedhjet e 14 majit, nis trajnimi i efektivëve nga ekspertë të OSBE, Prokurorisë së Përgjithshme dhe KQZ! Drejtori i Policisë së Shtetit: Siguroj se do të zbatohet ligji
6 Mars, 16:54
-
Mbledhja e OSBE-së, nis me protesta dhe bojkot për shkak të pjesëmarrjes së Rusisë
23 Shkurt, 17:09
-
Rrumballaku pret ambasadorin e OSBE, në fokus roli i efektivëve të policisë në mbarëvajtjen e zgjedhjeve vendore
17 Shkurt, 20:16
-
Nga zgjedhjet e 14 majit tek vota e emigrantëve, Gjiknuri takon kreun e OSBE-së në Shqipëri
7 Shkurt, 19:51
-
Kurti diskuton me ambasadorët e QUINT-it në OSBE për dialogun Kosovë-Serbi
7 Shkurt, 19:07
-
Meta pret në takim ambasadorin e ri të OSBE në Tiranë: Diskutuam edhe për zgjedhjet e 14 majit
6 Shkurt, 14:07
-
Veliaj pret ambasadorin e ri të OSBE: Thellojmë bashkëpunimin! Presidenca e B40-s, një mundësi unike për Tiranën
26 Janar, 14:24