‘Repolitix’/ Deputeti i PS: Në korrik analizë ministrave e drejtorëve. Brahimllari: E bëtë shtetin çorap

Prej më shumë se një muaji qeveria ka nisur turin e ‘Llogaridhënies’ në të gjithë vendin, ndërsa nga opozita është cilësuar si fushatë. Për të diskutuar mbi këtë çështje të ftuar në emisionin ‘Repolitix’ të drejtuar nga Denis Minga në Report Tv mbrëmjen e sotme ishin deputetët Sadi Vorpsi nga PS, Endrit Brahimllari nga LSI, Gjergj Koja dhe Ilir Kalemaj. Sadi Vorpsi u shpreh se turi i ‘Llogaridhënies’ dy mujor, maj-qershor do të kulmojë në korrik kur pritet që të mblidhet asambleja dhe ku do të analizohet edhe puna e ministrave.

Muajt maj dhe qershor do të jenë për ‘Llogaridhënien’ dhe në korrik pritet që të mblidhet Asambleja ku do të ketë një analizë të mirëfilltë për performcën. Do analizohet bashkëqeverisja me qytetarët dhe puna për cdo ministër dhe cdo drejtori, në fund do të ketë edhe një vendimmarrje nga kryeministri.

Sadi Vorpsi

Kujtojmë që në prill kryeministri Rama nuk përjashtoi mundësinë për ndryshime në kabinet në shtator pas analizës që do të bëhet. Megjithatë, opozita e cilëson si fushatë këtë tur të qeverisë. Brahimllari thotë se LSI është gati për zgjedhje të parakohshme.

Jemi të përgatitur për zgjedhjet të parakohshme, jemi në luftë me këtë qeveri, kjo qeveri do të shkatërrohet, por në thonjëza...Deputetet e PS po lënë nam po zihen për emërimet.

Endrit Brahimllari

Nesër në seancë plenare pritet që opozita të bllokojë sërish Kuvendin sikur ka ndodhur ne javet e fundit. Brahimllari u shpreh se opozita e ka të përcaktuar skenarin.

Me ndarjen e ministrive Rama e ka bërë çorap këtë shtet. Ka një javë që nuk shkon në zyrë, as ministrat. Nesër në parlament opozita e ka përcaktuar skenarin

Endrit Brahimllari

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alidemsi prej Shkoze: 07/06/2018 09:17

    E po kur te ben dhe oponence qeveritare dhe Thesi LLari..i Leshit ? Hajde mos i fut i teke ne Kombinat...

    Përgjigju
  • ce: 07/06/2018 08:53

    Ky Edhjet Brahimkari qe ngjan me nje byfon i ka hyp shume vetja ne qejf dhe flet si e ema e zeqos ne maje te thanes. kur ishte ky ne pushtet lesheliqistat e bene shtetin prone te tyre dhe bene pislleqe te panumerta duke perfunduar ne dyert e burgut gjithe drejtoret e lesheliqise,,,,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja