Repolitix, përplasje Hysi-Çupi:
Kush tradhëtoi sekretet e hetimit

Repolitix, përplasje Hysi-Çupi:<br />Kush tradhëtoi sekretet e hetimit<br>

Deputetja e PS Vasilika Hysi dhe deputetja e PD Dhurata Çupi, njëkohësisht anëtare në komisionin e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit, lidhur me çështjen e deputetit Saimir Tahiri, sot janë vënë përballë njëra-tjetrës në “Report Tv''  në emisionin “Repolitix” të gazetarit Denis Minga.

Debati ka qenë lidhur me votën kundër arrestimit të Tahirit në Kuvend dhe nxjerrjes së provave sekrete që Prokurori tregoi për anëtarët e komisionit në një mbledhje, raporton Newsbomb. Akuzat kanë qenë të ndërsjella. Sakaq  deputetet kanë zbuluar dhe detaje te reja. Deputeti i PS Blendi Çuçi, siç tha gazetarja Klodiana Lala ka qenë ai që i ka nxjerrë provat, por një gjë të tillë e ka hedhur poshtë Hysi e cila tha se Çuçi s’ka qenë fare kur ato janë lexuar.

Hysi: Jeni në një sulm politik, a të mbaroj se po te flisni kaq shumë nuk fitoni pikë.

Jeni për të lejuar drejtësinë të hetojë apo jeni për të bërë betejën kundër qeverisë për pushtet.

Zonja Çupi në rast se politika do ndërhyjë kaq shumë saç ka hyrë tek çështja për bandën “Habilaj” ne i bëjmë dëm. Është e pandershme të botoni në media se ju kishit në dorë prova. Zoti Strazimiri kishte përgjime në dorë dhe prokurorët hapën sytë.

Çupi: Strazimiri e kishte të printuar materialin e medias madje u nxorri dhe faqen e webit.

Ju nxorrët faktet. Ju i nxorrët sekretet hetimore, e tha dje gazetarja në një nga televizionet, madje dha dhe emrat. Nga unë s’ka dalë asnjë gjë.

Hysi: Po pse ka dalë nga unë apo kolegët e mi. Ne të dyja kemi qenë në pushim bashke dhe ishim duke bërë muhabete nga më të ndryshmet e vetëm materiale që nuk u lexuan. Personi që u përmencd në media, s’ishte fare, kishte dalë. Zti Çuçi nuk lexoi fare.

Ne kemi biseduar por jo lexime, të lutem…

Vasilika Hysi thotë se Prokuroria  është nxituar  në kërkesën e saj  për të kërkuar mandatin në lidhje me arrestimin e Tahirit, duke shtuar se provat që solli në Komisionin e Mandateve dhe kjo sipas saj  kërkesa e Prokurorisë ishte një dyshim aspak i arsyeshëm dhe jo i bazuar mbi provat.

Nga ana tjetër Dhurata Çupi, sqaron se ajo që ndodhi në ditën e sotme në Parlament ishte një veprim i rëndë dhe njëkohësisht një ditë po e rëndë për drejtësinë, prokurorinë, pluralizmin dhe demokracinë e Shqipërisë, madje e ka cilësuar se edhe sulmi i gazetarëve nga ana e kryeministrit, ka kaluar çdo linjë logjike.

"Ne kemi bërë dy ndryshime në 2012, që Prokuroria të hetojë kë të dojë, kjo e bazuar në dyshimet e arsyeshme të bazuara mbi prova.Në rastin konkret, Prokuroria iu drejtua menjëherë Parlamentit për të kërkuar arrestimin e Tahirit, pa u bazuar në provat që thashë më lart. Këto dokumenta prokuroria i përdor si një bazë dhe të filloj hetimet, duke mbledhur prova"- thotë Vasilika Hysi.

Pjesë nga intervista në emisionin Repolitix të gazetarit Denis Minga: 

Përse ju gjykuat se pjesa për të kontrolluar banesen nuk e penguat, por nuk lejuat të arrestohet, përse e ndatë këtë?
Kodi i Procedurës Penale kërkon plotësim kushtesh dhe kriteresh ligjore, në raste se Tahiri do të arrestohej në flagrancë, Parlamenti duhet të shprehet brenda 4 ditësh. Para vitit 2013 asnjë deputet nuk mund të merrej në hetim, por ne e kufizuam këtë, por Prokuroria mund të hetojë në rast se ka prova dhe e fakton një çështje.

Pse zonja Çupi mendoni se maxhoranca e ka mbrojtur politikisht zotin Tahiri?
Ka qenë një ditë e keqe për demokracinë, për pavarësinë e sistemit të gjyqësor, për prokurorinë, për ju gazetarët. Sot ishte në një sulm të jashtëzakonshm Kryeministri Rama. Shqiptarët nuk iu erdhi e panjohur kjo, u deshën lajme dhe hetime të agjencive të huaja, kemi raportet e DASH, kjo ishte e akumuluar kaq shumë. Parlamenti duhej t’i hapte rrugë drejtësisë, por sot fatkeqësisht ndodhi e kundërta. 

VIDEO/ Emisioni Repolitix, 'Tahiri' kuvendi vendos jo arrest, por të hetohet i lirë, pjesa e parë


 

VIDEO/ Emisioni Repolitix, 'Tahiri' kuvendi vendos jo arrest, por të hetohet i lirë, pjesa e dytë


Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë, dorëzohen 21 kuti votimi në KZAZ e numërimit!! Kanë mbetur edhe 15 të tjera

Zgjedhjet në Himarë, dorëzohen 21 kuti votimi në KZAZ e numërimit!! Kanë mbetur edhe 15 të tjera