Report Tv sjell për herë të parë pamje nga brenda “Safari Park”, të cilësuar nga mediat britanike si “Parku i Ferrit”.

Veterineri i Parkut Zoologjik tha se luani është mjekuar pas problemeve shëndetësore.

"Luani mori mjekimin e nevojshëm dhe tashmë ka dalë nga ajo fazë. Ka pasur edhe problemet e veta shëndetësore dhe për atë mjekuar". Veterinari ka thënë gjithashthu se për kafshët nevojitet një hapësirë më e madhe. 

Sipas Ministrisë së Mjedisit këto kafshë do të transferohen shumë shpejt drejt kopshtit Zoologjik në Tiranë dhe më pas drejt parqeve europiane, ku do të kenë një përkujdesje më të mirë.