Frikë për trazira?! Policia rrethon selinë blu! Berisha për 'Report Tv': Godina është e PD, jo e Bashës! Paloka dhe Boçi: Nuk marrim asgjë me dhunë

Teksa në Kuvendin e Berishës po votohej shkarkimi i Lulzim Bashës nga drejtimi i PD-së, ajo që ishte e paqartë ishte se çfarë do të ndodhë pas përfundimit të punimeve të këtij Kuvendi?

Sali Berisha, i pyetur nga gazetari i Report Tv Arsen Rusta nëse do të shkonte në seli sot është përgjigjur se ajo është e Partisë Demokratike dhe jo e Bashës.

"Kjo shënon mrekullinë e dytë më të madhe në historinë e lirisë së këtij kombi. Triumf i revolucionit paqësor në momentet më dramatike të vendit. Asgjë nuk pengon djem dhe vajzat, burrat dhe gratë e lirë, për tu bashkuar sot në rithemelimin e PD dhe pluralizmit politik shqiptar. Mesazh më in bukur, më i madh, më i fuqishëm që ata i dërgojnë sot të gjithë shqiptarëve gjithandej, ua dërgon miqve tanë konservator", tha Berisha.

Po ashtu edhe Kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka u shpreh se ata nuk do të marrin asgjë me dhunë dhe se "është fundi" nëse në selinë e PD kanë frikë nga demokratët. Të njëjtin qëndrim pati edhe Luçiano Boçi, i cili opsionin e marshimit drejt selisë së PD, e quajti 'skenar imagjinar'. Megjithatë, pavarësisht këtyre deklaratave, PD u blindua nga forca të shumta policie. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:40
Selia rrethohet nga policë, Këlliçi thirrje Ramës: PD është e demokratëve nuk ka nevojë të mbrohet! T'i lërë këto provokime të ulëta

Kryetari i Komisionit të përkohshëm të ngritur nga Kuvendit Kombëtar të PD Belind Këlliçi gjatë fjalës së tij  i ka bërë thirrje kryeministri Edi Rama të largojë makinat e policisë nga selia e demokratëve.

Ai tha se PD nuk ka nevojë të mbrohet nga policë dhe se këto janë provokime të ulëta që nuk i shërbejnë askujt.

 “Kam një thirrje drejtuar Edi Ramës. Jemi informuar që makina policie ndodhen rreth selisë së PD. PD e mbrojnë vetëm dy rojet Papi dhe Iliri. I bëj me dije kryeministrit që nuk ka nevojë të mbrohet selia e PD. PD është e demokratëve dhe nuk ka nevojë të mbrohet nga askush. T'i lënë këto provokime te ulëta se nuk i shërbejnë njeriu.”, tha Këlliçi.

Ora 15:27
PD e rrethuar nga policët/ Kulluri: Rama të rrijë larg selisë blu

 

Edvin Kulluri ka përjashtuar mundësinë që delegatët do të shkojnë në selinë blu, duke e quajtur si një skenar i Edi Ramës.

“Referendumi është firma më e shkarkimit të Bashës. Se ai është zgjedhur me parimin 1 anëtarë 10 vota. PD është një organizatë e madhe politike dhe qëllimet po arrihen nga dita në ditë, Basha është mbajtësi i letrave dhe i vulës së PD, asgjë më shumë se kaq. Delegatët një pjesë kanë shkuar në shtëpi, ndërsa sa për policinë dhe Edi Rama, të rrinë larg PD, lirisë së fjalës”, tha Kulluri.

Ora 15:01
Frikë për trazira?! Policia rrethon selinë e PD-së, furgonë me uniforma blu te Parlamenti dhe xhamia (VIDEO)

Në Selinë e Partisë Demokratike sicc duket i druhen trazirave. Raportohet se forca të shumta policie kanë rrethuar në një perimetër të gjerë Selinë e PD.

Shtatë furgona policie janë vendosur në hapësirën e sallës së seancave plenare, që është ngjitur me godinën e PD. Ndërkohë që furgonë të tjerë ka edhe ngjitur me Xhaminë e Namazgjasës.

1639239376_policia.jpeg

Ora 15:00
Luçiano Boçi: Nuk do të ketë marshim drejt selisë së PD-së, skenar imagjinare! Largimi i Bashës, sipas procedurave të rregullta

Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi ka theksuar se nuk do të ketë marshim drejt selisë së PD në rast se në Kuvend votohet pro shkarkimit të Lulzim Bashës. Sipas Boçit, skenari i marshimit është imagjinar dhe se me shkarkimin e Bashës do të procedohet sipas rregullave.

"Nuk do të ketë marshim drejt selisë së PD, këto janë skenarë imagjinare, ne do vijojmë sipas procedurave të rregullta që edhe largimi të jetë procedural, këto skenare janë lançuar qëllimisht për të prishur këtë atmosferë të festës së PD-së", tha ai.

Ora 14:53
Do të shkojnë te selia e PD? Paloka: Nëse atje kanë frikë nga demokratët, ky është fundi! Ne nuk marrim asgjë me dhunë

 

Përgjigjes nëse do të shkojnë apo jo në selinë e PD, pas punimeve në Kuvend, Edi Paloka nuk i dha asnjë përgjigje të qartë, por tha se është fundi nëse në selinë blu kanë frikë nga demokratët. Ai u shpreh se ata nuk do të marrin asgjë me dhunë dhe se vendimet e dala sot nga Kuvendi i Berishës, duhet t'i zbatojnë të gjithë.

"Nëse në selinë e PD kanë frikë nga demokratët, ky është fundi pastaj, ne nuk marrim asgjë me dhunë, nuk ka nevojë. Kuvendi i mori vendimet e tij, të gjithë kanë detyrimin t'i zbatojnë. Kuvendin do ta njohin patjetër", tha ai.

K.T./B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston