Kur kanë kaluar më shumë se 3 javë nga arrestimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të ish zyrtarit të lartë të FBI-së Charles McGonigal, çështje e cila u përdor nga opozita në Shqipëri për të shkaktuar ‘tërmet’ politik, nga ambasada e SHBA-ve në Tiranë nuk ka pasur asnjë qëndrim.

Vetë ambasadorja Yuri Kim ka preferuar që të mos këtë asnjë deklaratë në lidhje më këtë çështje, edhe pse interesi ka qenë shumë i madh. Gazetari i Report Tv, Ronaldo Gjoshi, e ka pyetur ambasadoren Kim sot në Elbasan për një koment në lidhje me debatet për çështjen ‘McGonigal’ por diplomatja amerikane ka preferuar sërish të mos komentojë dhe ta kalojë me një buzëqeshje. Por ky qëndrim është sqaruar nga ambasada amerikane në Tiranë. Të kontaktuar nga Report Tv ambasada thotë se ambasadorja nuk i është shmangur një komenti, pro për këtë çështje mund ta komentojë vetëm Departamenti i Drejtësisë.

Ambasdorja e SHBA, Yuri Kim ndodhet sot në Cërrik, teksa merr pjesë në një aktivitet në gjimnazin “Tomorr Sinani”.