Report Tv në shtëpinë e dy viktimave të cilët humbën jetën nga zjarri në Gjirokastër, flasin fqinjët: Vdekje e rëndë dhe e papritur

GJIROKASTËR- Zjarret që përfshinë vendin në këto ditë të nxehta vere rezultuan tragjike për çfitin Andrea Haxhiaj dhe Tatjana Haxhiaj të cilët humbën jetën në luftë me flakët në lagjen Asim Zeneli, në Gjirokastër. Vetëm 8 ditë pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit, një ditë më parë ndërroi jetë edhe bashkëshortja e tij e cila kishte pësuar djegie të mëdha në trup.

Report Tv ka qenë ditën e sotme në shtëpinë e çiftit në Gjirokatër, ku janë hapur dyert e motit për 57-vjeçaren. Fqinjët e çiftit shprehin ngushëllimet për ndarjen nga jeta të dy bashkëshortëve, ndërkohë që thonë se kjo ishte një vdekje e rëndë dhe e papritur.

‘Vdekje e rëndë e papritur do të mbahet mend për tërë jetën kjo ngjarje. Fati, zjarri është i pabesë! Ne përpiqemi që t’u japim kurajo familjarëve që ta përballojnë këtë goditje të rëndë. Kur e mora vesh si kishte ndodhur, u fut zjarri këtu në zonë dhe i mbyti tymi e zjarri . Të njëjtë gjë bëri e shoqja, për ta shpëtuar dhe vdiq nga flakët. Gjithë kjo fatkeqësi!’- u shprehën fqinjët.

Andrea Haxhiaj ndërroi jetë më 3 gusht në fshatin Asim Zeneli në Gjirokastër si pasojë e flakëve që rrethuan banesën e tij. Haxhiaj ka tentuar të shuaj zjarrin në vreshtin që kishte në oborr, por si pasojë e flakëve ka ndërruar jetë.

Fshati Asim Zenel u përfshi nga flakët që kishin rënë në afërsi të tij. Era e fortë favorizoi flakët duke vënë në rrezik 3 fshatrat Krinë, Asim Zeneli dhe Arshi Lengo. Banorët e tre fshatrave u evakuuan, por në Asim Zenel situata ishte më kritike, me një bilanc prej dy viktimash.

Për të normalizuar flakët u vendosën në dispozicion 5 zjarrfikëse, forca të ushtrisë e punonjës të bashkisë, por dëmet shkaktuan një bilanc të rënduar në djegien e kullotave dhe drurëve frutorë, ku në Lunxheri u djegën rreth 40 ha kullota dhe 500 rrënje arrore, dru frutore dhe vreshtari.

 

 

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari