Report Tv në tunelin ku grabitësit gërmuan drejt bankës, hoqën tonelata gurë

Ekipi i Report Tv hyri në brendësi të tunelit, nga ku grabitësit gërmuan për tu futur në bankë. Gazetari Sokol Dema sjell detaje se si autorët kanë gërmuar tonelata dhe e gurë kushedi për sa ditë.

Ata kanë qenë të maskuar si punonjës të mirëmbajtjes, dhe punonin gjatë ditës, por njeri prej tyre kur doli nga tuneli u pikas rastësisht nga Shqiponjat që megjithatë menduan se kishin të bënin me një person të armatosur.

Tuneli u zbulua ditën e djeshme, ku persona ende të paidentifikuar tentuan të grabisnin nëpërmjet kësaj skeme një bankë të nivelit të dytë në Tiranë. Grabitësit për të hyrë brenda ambienteve të bankës që do të vidhnin kanë përdorur tunelet dhe kanalet nëntokësore të bulevardit të ri "Zogu I". Ata ishin veshur me jelekët të punonjësve të mirëmbajtjes në mënyrë që të kamufloheshin për të lehtësuar punën e tyre për të hyrë në kanalet e ujërave të zeza pa rënë në sy dhe më pas për të gërmuar me qëllim depërtimin në ambientet e brendshme të një banke të nivelit të dytë. Distanca nga tuneli ku hynë grabitësit te banka e nivelit të dytë distanca është 300 metër. Janë dashur 3 muaj gërmime me matrapik nga autorët në tunelin e nëndheshme për të hyrë në ambientet e bankës së nivelit të dytë. Edhe pse kanë punuar gjatë ditës për të mbytur zhurmat, sërish dridhjet e matrapikut kanë sjellë shqetësimin e qytetarëve.

Megjithatë i gjithë skenari nuk shkoi si ishte parashikuar nga grabitësit, pasi ato u pikasën nga Forcat Shqiponja që ishin në zonë. Dyshohet se grabitësit kanë pasur hartën e tunelit dhe dinin ekzaktësisht se si mund të shkonin duke gërmuar brenda ambienteve të bankës dhe për këtë arsye po hetohet se ata mund të jenë ndihmuar nga punonjës të mirëmbajtjes së tuneleve nëntokësore apo elektricistë, të cilët kanë pasur planimetrinë e zonës dhe ua kanë dhënë atë grabitësve. Pritet që nga arma e gjetur në tunel të zbulohen shenja gishtash dhe se kujt i përket, ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin e grabitësve dhe bashkëpunëtorëve të tyre.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Leo: 23/02/2022 20:00

    Po tonelatat e gureve dhe dherave nga dolen dhe nga shkuan?

    Përgjigju
  • Hajduti i Bagdatit: 23/02/2022 19:54

    Pa udherrefyes nga brenda kjo pune nuk kryhet. Ku i gjeten jeleket me stemat e OSHEE ose UKT?

    Përgjigju
    • Sirjani: 24/02/2022 11:43

      Ti aludon per balluqen?!

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë