Report Tv në veri të Kosovës! ‘Do të vriteni një nga e një’, ‘lufta’ Mitrovicës, takimi me kreun e Listës Serbe dhe si u sulmuan gazetarët, 48 orë në rrezik

Teksa kalova urën e Ibrit, isha zyrtarisht në Mitrovicën Veriore, aty ku rreziku ishte i gjithë anshëm, u nisëm në komunën e Leposaviçit, rrugës kaluam me shumë këmbëngulje disa postblloqe policie, në hyrje të fshatit sapo mbërritëm pamë kolegët tanë në mes të rrugës, të tensionuar, makinat e thyera nga sulmet brutale me hekura…u detyruam të ktheheshim.

Itenerari që përshkuam për të mbërritur në Zveçan, në zonën më të nxehtë dhe agresive, vëzhgohej e sulmohej nga persona të maskuar. Drejt makinës së grupit të xhirimit të Report Tv, e cila ishte pa logo dhe me targa të mbuluara për të shmangur vëmendjen e agresorit, hidheshin sende të forta, gurë, hekur, madje edhe plumba. Sapo mbërritëm në Zveçan, ballafaqimi i parë ishte më një grup grash Serbe, fjalët e të cilave vinin drejt nesh në sharje dhe mallkime në korë, të organizuara dhe të gatshme për çdo provokim.

Perimetri i parë i sigurisë në Komunën e Zveçanit ishte nga Forcat ushtarake të KFOR-it, pak metra përpara tyre qëndronin protestuesit, krahë tyre, këndonte e duartrokiste Goran Rakiç, drejtuesi i listës Serbe, ‘Koka’ e ngjarjes.

“Si është gjendja?”- pyeta një koleg të Prishtinës.

“Mos u afro shumë, nuk pyesin kush je, do të vijnë të të provokojnë edhe këtu, madje të fotografojnë dhe ja dërgojnë grupeve të tjera, ata pastaj të bëjnë prit gjatë rrugës dhe mund të të vrasin. KFOR-I nuk është më mburojë për ne, madje edhe nëse të shohin teksa sulmohesh, nuk reagojnë” -Tha ai.

Ky ishte kontakti im i parë më ‘situatën e luftës’ që kisha dëgjuar. Tirana ishte larg, askush nuk e shihte të tillë. Ra telefoni, dhe raportimi nisi, të flisje Shqip mes një grupi të maskuar serbësh që përdornin municione që as përfaqësuesit e NATO-s nuk i kishin…(Siç shpjegon më vonë drejtuesi i KFOR-it.)

A është e mundur të kem një intervistë me ju? Ndoshta një mesazh. Kam ardhur nga Tirana.”-Me zërin e ngritur në kulm për shkak të përplasjeve, iu drejtova me idenë se do të më kuptonte anglisht. Serbishtja nuk është ndër gjuhët që flas, aq më pak ta pëlqej.

“Kurrgja…më vonë do ta shohim”- ma ktheu në shqip, Goran Rakiç, kryetari i listës Serbe me një qëndrim serioz vetëm një metër larg telit me gjemba që e ndante nga ushtarët e KFOR-it, veprimet e të cilit kishin trazuar figurat më të larta politike në Europë e në Botë. Enea, operatori vijonte të xhironte-“Mendova ta kem, se mu duk sikur do të të kafshonte” shtoi ai me humor…humor lufte.

Nuk kaloi shumë kohë, në sfond u dëgjuan xhama që thyeheshin dhe sharje.

Turma sulmoi policinë e Kosovës, një makinë kishte gabuar teksa ishte afruar më tepër se çduhej pranë komunës, turma u lëshua, ne gjithashtu. 2 minuta më pas, makina e policisë u zhduk e dërrmuar, ne jo, sulmi me mllef kapërceu mbi kamerat tona dhe gazetarët.

Rakiç, përkthyesi I tij dhe një koleg (me sa duket) erdhën aty.

“DO YOUR JOB PROFFESIONALLY.”(Bejeni punën në mënyër profesionale)-Tha ai.

Të gjithë gazetarët vështruan njëri-tjetrin, ultimatumi i tij, i ishte drejtuar personave të gabuar.

“Si mund ta ushtrojmë detyrën kur askush nuk është më i sigurt këtu? -shtoi një kolege.

“Cili është probelmi juaj me gazetarët? Pyeta unë, ndërsa pas meje po afroheshin një grup ushtarësh të KFOR-it.

“Z. Rakiç, A dëshiron të vish të flasim?” pyeti komandanti i tyre(Anglisht), një ushtarak i mirëstërvitur, i armatosur deri në dhëmbë, shoqëruar nga 4 ushtarë të tjerë dhe më një qetësi absolute.

“Dua të mos vijë asnjë makinë policie në këtë zonë, ata po provokojnë” iu përgjigj Rakiç përfaqësuesit të KFOR-it.

Ishim zyrtarisht palë të negociatave që zhvilloheshin në mënyrë të drejtpërdrejtë, Rakiç vijonte të këmbëngulte ndërsa përfaqësuesi i KFOR-( i trajnuar mirë dhe me shumë eksperiencë) rendiste me radhë kundër argumentet.

“Do të doja shumë ta bëja këtë, por tashmë  jemi në kushte të tjera. Më premtuat që nuk do të përshkallëzonit situatën, e tani më keni plagosur 25 nga ushtarët e mi…”-theksoi ai

Midis telit me gjemba, kaluan 40 minuta…negociatat dështuan…Rakiç u largua, Përfaqësuesi i KFOR-it gjithashtu…gazetarët midis zjarrit.

-дођи-Thirri dikush (që me sa duket në gjuhën serbe nënkuptonte )“Ejani këtu... Tani jeni të rrethuar, askush të mos ndahet, duhet të gjeni rrugëdalje për tu larguar të gjithë bashkë, ndryshe do të vriten një e nga një", përkthente një koleg nga Prishtina që kuptonte Serbisht.

Deri në mbrëmje nuk lëvizi askush, shiu na e vështirësonte qëndrimin, pamjet dhe sigurinë tonë. U nisëm, kamerat nuk u fikën, sharjet nisën sërish, këtë herë nga të gjitha format, vrapuam, se sa gjatë, nuk e mbaj mend… drejtuesi i makinës tonë erdhi pak më vonë. Ora po shënonte 20:00.

“Bëhemi gati për një raportim?” Ra sërish celulari.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar