Jo vetëm Report Tv, por edhe mediat e tjera kanë rënë pre e thyerjes së heshtjes zgjedhore nga ana e subjekteve politike.
Vërejtje nga BMM, shkelet heshtja zgjedhore
Por nga ky moment nuk do të transmetohet asnjë mesazh nga subjektet politike, kjo edhe pas vërejtjeve nga Bordi i Monitorimit.
Ndërkohë, shqetësim pë transmetimin e deklaratave politike gjatë ditës së zgjedhjeve, janë është shprehur edhe nga OSBE/ODIHR.
Deklarata e Bordit të Monitorimit të Medias:
"Gjate dites se djeshme, 24.06.2017 dhe dites se sotjme, 25.06.2017 Bordi i Monitorimit te Medias ka vene re se ka pasur shkelje te shumta te heshtjes zgjedhore.
Nje numer operatoresh kane pasqyruar deklarata politike te subjekteve zgjedhore, ku pasqyrohen mesazhe te qarta elektorale dhe pozicionet e subjekteve qe marrin pjese ne zgjedhje. Aktualisht, Bordi i Monitorimit eshte ne pritje te raportit te Autoritetit te Mediave Audiovizive bazuar ne te cilin do te vendosen masat e mundshme adminsitrative qe do te propozohen per ato operatore dhe ato subjekte qe kane shkelur heshtjen.
Duam t'ju kujtojme se transmetimet e ketyre deklaratave, thirrjeve, komenteve qe qartazi permbajne elemente te propagandes politike te subjekteve jane rreptesisht te ndaluar ne periudhen e heshtjes zgjedhore dhe cojen ne gjoba prej 500 000 lekesh per subjektin zgjedhor dhe 2 000 000 lekesh per operatorin!
Ju bejme thirrje qe te respektoni dispozitat e Kodit Zgjedhor dhe te ndaloni urgjentisht transmetimin e ketyre materialeve".
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com