Ndryshe nga sa u premtua nga kryeministri, amnistia fiskale do t’i hapë rrugë edhe legalizimit të parave dhe pasurive të korrupsionit të qeveritarëve deri në 2017-ën. Report Tv zbardh ekskluzivisht draftin ku amnistohen të larguarit nga funksionet publike prej më shumë se 3 vitesh. Po ashtu do legalizojnë pasurinë e pajustifikuar  çdo qytetar e biznes, brenda e jashtë Shqipërisë. Përjashtohen edhe personat me të shkuar kriminale. 

***

Qytetar shqiptar mos i mbani më paratë të padeklaruara, keni 1 vit kohë për të shmangur burgun dhe gjobat. Amnista fiskale e nisur vetëm për paratë e emigrantëve është zgjeruar. Nga ajo do të përfitojnë të gjithë shtetasit shqiptar brenda dhe jashtë vendit, bizneset shqiptare por edhe ato biznese me pronar me nënshtetësi të huaj. Report TV siguron draftin e plotë për amnistinë fiskale, ku tregohet se nuk do të legalizohen vetëm paratë por edhe pronat, makinat, apartamentet dhe do pasuri tjetër e paluajtshme. 

Për deklarimin e pasurive do të aplikohen tre fasha tatimi. Ata që deklarohen në 4 muajit e parë do të paguajnë tatim 5%, të dytët 7% dhe të fundit që deklarojnë pasurinë paguajnë 10%.Aktualisht kush deklaron pasurinë paguan 15% tatim mbi vlerën.

Projektligji që ende nuk është bërë zyrtar parashikohet të përfundojë në 31 dhjetor 2021. Në këtë mënyrë do të futen në sektorin bankar të gjitha pasuritë e padeklaruaratë përfituara nga puna në të zezë dhe jo vetëm.Projektligji përjashton të ardhurat e siguruara nga aktiviteti kriminal.

Nuk do të përfitojnë funksionarët e lartë të shtetit, që nga presidenti, kryeministri, ministrat deputetët e deri tek nëpunësit civil, prefektët, drejtor, prokuror, gjyqtar apo edhe drejtues të policisë.Po ashtu përjashtohen subjektet të cilët brenda tre viteve të fundit kanë qenë mbajtës të detyrave apo funksioneve të larta, personat me të shkuar kriminale apo ata që janë akuzuar për financim të terrorizmit.

Deklarimit vullnetar i pasurive do tëkryhet pranë një struktureqë do të ngrihet në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, pranë bankat e nivelit të dytë përfshirë edhe institucionet financiare, në sportel apo online.Do të ndiqen disa hapa për të deklaruar paratë.

Fillimisht subjekti ose përfaqësuesi i posaçëm plotëson një formular aplikimi për depozitim të shumës në të holla në një numër llogarie të hapur për këtë qëllim. Më pas formulari verifikohet për mënyrën e plotësimit dhe subjekti legalizon shumën. Ndërsa deklarimi i pasurive të tjera të patundshme do të bëhet duke plotësuar një formular të posaçëm që do të bëhet i ditur nga Minsitria e Financave. 

Me regjistrimin e pasurisë, detyrimet tatimore të subjekteve përfitues, konsiderohen të paguara rregullisht, nuk do gjobiten, nuk do ndiqen penalisht, dhe nuk do të kërkohet justifikimi i burimit të të ardhurave.

Drafti i amnistise fiskale

(Kliko këtu) Drafti i plotë