Report Tv ka siguruar foton e kameras regjistruese të Helikopterit të ushtrisë EC 145, i cili u rrëzua tre ditë më parë në Liqenin e Shkodrës.
Mjeti filmues u gjet sot pas 3 ditësh kërkimi nga polumbarët e RENEA-s dhe Forcave të Armatosura.
Në procesin e nxjerrjes së saj ka qenë i pranishëm edhe drejtuesi i Prokurorisë Shkodër, Granit Shahu.
Kjo pajisje si dhe kutia e zezë do t'i nënshtrohen të hënën ekspertizës, në Prokurorinë e Shkodrës, në prani të specialistëve të "Eurocopter", nga ku pritet të hidhet dritë rreth shkaqeve që çuan në rrëzimin e helikopterit të ushtrisë, ku humbën jetën 2 pilotë dhe një tjetër mbeti i plagosur.

(Kamera e helikopterit i cili u rrëzua tre ditë më parë në Liqenin e Shkodrës.)
Prokuroria procedim për shkelje të rregullave të fluturimit
Tre ditë pas aksidentit tragjik, kur humbën jetën dy pilotë, dhe një i tretë u plagos, Prokuroria e Shkodrës regjistron procedimin për dyshimin e shkeljes së rregullave të fluturimit ajror dhe lëvizje të trupave ushtarake pa një shkak të ligjshëm.
Burime nga prokuroria e Shkodres thanë se nuk dihen shkaqet se përse helikopteri EC145 u ngrit nga baza e Farkës.
Organi i akuzës, pritet të marrë dokumentacionin në bazën ajrore të Farkës si edhe në qendrën e kontrollit të raportimit në Rinas.
Ndërkohë zhytësit e RENEA-s gjetën kutinë zezë të helikopterit. Të pranishëm ishin edhe ekspertët francezë dhe amerikanë të "Eurocopter".
Kutia e zezë iu dorëzua hetuesve të Prokurorisë së Shkodrës për hetim, nga ku pritet që pas ekzaminimeve të hidhet dritë rreth shkaqeve që çuan në rrëzimin e helikopterit të ushtrisë.
Si pasojë e aksidentit humbën jetën dhe një i tretë mbeti i plagosur. Kutia e zezë pritet të zbardhë intinerarin e lëvizjeve dhe manovrimeve të kryera nga helikopteri që nga momenti i nisjes së tij në Farkë e deri në momentin e aksidentit.
Ekspertët francezë dhe ata shqiptarë, pritet të kryejnë analizimin e kutisë së zezë të helikopterit në Institutin e Policisë Shkencore në kryeqytet, ku ai pritet të mbërrijë në vijim.
Nga kutia e zezë pritet të merren të dhana që lidhen me itinerarin, lartësia dhe shkaqet apo defektet që mund të ketë pasur helikopteri gjatë udhëtimit.
Redaksia Online
Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA
VIDEO